Protesta e opozitës pasditen e djeshme të 13 prillit nuk e arriti as këtë radhë rrëzimin e Edi Ramës. E megjithatë, arriti të hiqte me vetëdije të plotë vëmendjen nga grabitja e bujshme e milionave në Rinas, “kaozë” të cilën si çdo herë tjetër Partia demokratike e përvetësoi duke vendosur në sulm sërish qeverinë.
E gjitha kjo, duket se iu kthye në “boomerag”, duke shënuar kështu plot pesë momente kyçe se përse kjo ndodhi.
1. Erdhi për arsye se vetë opozita e përdori grabitjen e bujshme si aset për kapitalimin e portestës se vet dhe jo si presion pozitiv për ti shkuar të vërtetes në fund.
2. Mediat pranë opozitës u vendosën në funksion të lojes se saj, ndaj më shumë ishin të shqetesuara se kush e vrau kriminelin sesa për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e shokëve te tij në grabitjen e bujshme.
3. Vetë mediat dhe politika opozitare ndihmoi këtë radhë për të vërtetuar se edhe në këtë rast “çudia 3 ditë zgjat”.
4. Duke u marë me politizimin e ngjarjes në Rinas lidershipi i opozitës synoi qe të shmangte fokusin nga kritikat direkte të SHBA dhe BE mbi ta, në lidhje me djegien e mandateve, të dala nga dy zyrtarët e lartë që ishin të hënen, të martën dhe të mërkuren në Tiranë. Palmer dhe Flackenstein.
5. Pas dështimit të protestes liderët e opozitës dhe mediat pranë tyre që u munduan ti fshihen kritikave të BE dhe SHBA ndaj tyre, tani akuzojnë ndërkombetarët se përse nuk mbajnë anën e tyre duke i bërë presion Kryeministrit Rama që të zbatojë kërkesat e tyre absurde për t’i dhënë pushtetin në tavolinë.
E gjitha kjo që ndodhi me çështjen e Rinasit tregoi sesi politika e përdor edhe një ngjarje kriminale si ajo e javës së kaluar, jo për t’i bërë presion krimit e krimineleve e për tu vendosur krah policisë për të forcuar rendin e sigurinë në vend.
PolitIka jonë opozitare tregoi se është gati të perdorë gjithçka dhe të bëjë pakt me këdo, përfshi dhe “djallin vetë”, vetëm e vetëm për lojën e saj politike dhe për përfitimet e saj imediate të ditës.
E gjitha kjo tregon se lidershipi i opozitës sonë, me këtë qasje, kurrë nuk ka për të qenë në krah të qytetarëve. Ndaj edhe ata e kanë braktisur, aksionin e tyre te fundit opozitar. Kjo u tregua edhe në protestën e dështuar të 13 prillit.
Përgatiti: AlpeNews.al