• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARA SAMITIT/ Aleksandar Vuçiç: Më shqetëson takimi në Berlin
Home
Rajon

PARA SAMITIT/ Aleksandar Vuçiç: Më shqetëson takimi në Berlin

14 April, 2019 F.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç thotë se është shumë i shqetësuar për gjithçka që po ndodh aktualisht si dhe për shkak të takimit të ardhshëm në Berlin.

“Unë jam i shqetësuar për gjithçka dhe për shkak të takimit në Berlin. Jo se kam frikë nga ndonjë presion, as nuk mendoj se do të ketë. Por nuk po shoh se si dhe çfarë më tej me njerëzit, që janë aq të papërgjegjshëm, siç janë udhëheqësit shqiptarë sot. Kjo është ajo që shkakton shqetësim të madh dhe një frikë të caktuar te unë, por kjo do të na shtyjë të sillemi në mënyrë më serioze dhe më të përgjegjshme”, tha sot Vuçiç pas vizitës në Qendrën klinike të Serbisë.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiç ka thënë se ka parë se sa shumë vëmendje dhe pritje i kishin dhënë mediat shqiptare asaj që ndodhi të shtunën në rrugët e Beogradit [protesta e opozitës kundër presidentit serb] dhe se “mediat e Thaçit dhe Haradinajt i janë gëzuar asaj që potencialisht pritet t’i ndodhë atij”.
“Kjo më dha forcë shtesë dhe shpresën se po bëjë gjëra të mira për vendin tonë dhe njerëzit tanë në Kosovë”, tha presidenti.

Ai shtoi se mediat shqiptare, ndryshe nga ato gjermane dhe zvicerane, si dhe kroate, i panë gjërat nëpër rrugë në një mënyrë tjetër.
Dy shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Franca kanë vendosur të mbledhin në Berlin më 29 prill udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë serb, Aleksandar Vuçiç.

Samiti do ta ketë theksin tek bashkëpunimi rajonal, por një nga qëllimet kryesor të këtij takimi duket se do të jetë fillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TREGON DËSHIRËN E DJALIT TË TIJ/ Babai i talentit shqiptar rrëfen: Dua ta shoh djalin tim të veshë fanellën e...
Previous article "ARENA KOMBËTARE"/ Rama dhe Duka inspektojnë punimet: Ja kur do jetë gati (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate! Rajon

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate!

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT