• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA E RINASIT/ ICTS nuk i hapi derën Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë
Home
Breaking News

GRABITJA E RINASIT/ ICTS nuk i hapi derën Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë

12 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një raport zyrtar i Zyrës Operacionale pranë Kryeministrisë tregon në detaje të hollësishme si ndodhi grabitja e afro 6.5 milionë eurove në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.

Raporti mbështetet në të dhëna të referuara nga Policia e Shtetit, Autoriteti i Aviacionit Civil dhe kompania koncesionare.

Sipas policisë, furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” ku gjendeshin 5 grabitës e ka hapur portën nga ana e parkingut 24 orësh në orën 14 e 57 minuta e 30 sekonda. I janë dashur 1 minutë e 20 sekonda.

Në orën 14 e 59 minuta e 30 sekonda  furgoni është parkuar tek krahu i djathtë i avionit të kompanisë Austrian Airlines dhe grabitësit kanë marrë paratë.

Në orën 15:02’20’’ ata janë afruar tek porta që ndodhet pranë pjesën fundore të rrethimit verior, kanë prerë zinxhirin e portës dhe kanë dalë.

Pas 35 sekondash kanë dalë në rrugën që të çon në drejtim të fshatit Tapizë, Fushë Krujë.

Në kohën kur grabitësit i janë afruar avionit, në orën 14:59’20’’ një fugon i policisë së Aeroportit te Rinasit ka qenë para vendqëndrimit të avionëve për të marrë persona të deportuar, por nuk ka pasur fushëpamje dhe nuk është njoftuar nga shërbimet e ICTS, thuhet në raport.

Shërbimet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që kanë qenë të dislokuara tek hyrja e portës “A” jashtë pistës së avionëve, në 15:00’45’’ kanë zbritur nga fugoni i shërbimit, kanë vrapuar për tek porta hyrëse për në pistën e avionëve, e cila ishte e mbyllur dhe nuk u hap nga punonjësit e ICTS, raporton Klan.

Në orën 15:01’30’’ FNSH ka vazhduar ndjekjen në rrugën jashtë rrethimit, ku ka arritur t’u afrohet autorëve në një distancë prej 20 sekondash.

25 sekonda me vonë shërbimi Zjarrfikës informon punonjësit e policisë që një mjet ka hyrë tek porta pranë shërbimit të zjarrfikëses.

Policia thotë se oficeri menaxher në detyrë ka telefonuar shefin e Komisariatit Rinas në orën 15:02’51’’ duke e informuar për rastin dhe se në orën 15:04’00’’, ICTS ka njoftuar në numrin e Sallës Operative të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Por kompania koncesionare raporton se oficeri menaxher në detyrë e ka bërë njoftimin  në policinë orën 15:00, dhe jo 3 minuta më vonë siç raporton policia.

Po në këtë orë, thotë kompania, oficeri shkon tek dhoma e dhe i kërkon ICTS të mbyllë menjëherë portën.

Por në konkluzionet e raportit, thuhet se koncesionari TIA dhe kompania e sigurisë ICTS nuk kanë njoftuar në kohë Policinë e Shtetit.

Kjo, e përsëritur edhe nga rasti i ngjarjes së vitit 2016, ku gjithashtu njoftimet kanë ndodhur me vonesë.

ODM i TIA ka njoftuar shefin e komisariatit Rinas në orën 15:02’51”, pra plot 5 minuta e 21 sekonda nga momenti i cenimit të rrethimit (14:57’30”), pasi në fakt autorët kishin dalë nga perimetri, sqarohet në raport.

ICTS ka njoftuar Sallën Operative të Policisë në orën 15:04’00”, pra plot 6 minuta e 30 sekonda nga cenimi i rrethimit (14:57’30”) dhe rreth 2 minuta me vonesë nga largimi i autorëve nga perimetri.

TIA ka njoftuar Autoriteti i Aviacionit Civil në orën 15:30, rreth 30 minuta, pasi ka ndodhur ngjarja.

Sipas raportit, ICTS ka dështuar të njoftojë fugonin e Policisë së Shtetit që gjendej në pistë në momentin e ngjarjes dhe nuk ka lejuar FNSH të futet në pistë, pasi është konstatuar grabitja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I TREMBET YLLIT TË CHELSEA/ Klopp: Do provojmë ta ndalojmë por...
Previous article OPERACIONI "SHËNKOLLI"/ Arrestohen 6 persona në Elbasan, sekuestrohet...

F.autor

Postime të ngjashme

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës Aktualitet

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje Aktualitet

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT