Tjetër rrjedhje nga radhët e Partisë Demokratike. Kandidatja e PD, në Qarkun e Gjirokastrës, Fatjona Koço Dhimitri ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Fatjona Dhimitri ka qenë e renditur në listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës me numrin 7.
Fatjona Dhimitri ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, ndërkohë që ka punuar si Avokate dhe si Juriste në disa kompani private.
Ajo pritët të ulet në Parlament Bashkë me 22 deputetët e rinj që hynë nga listat e PD dhe LSI-së.
Ndërkohë që në Kuvend qëndruan dhe tre “veteranët” që nuk pranuan të djegin mandatet, si Lefter Koka i LSI-së, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi nga PD.
Përgatiti: AlpeNews.al





