• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GRABITJA/ Xhaçka i jep fund debateve: Nuk jemi në luftë të njoftojmë Presidentin! Ja pse ushtria…
Home
Politikë

GRABITJA/ Xhaçka i jep fund debateve: Nuk jemi në luftë të njoftojmë Presidentin! Ja pse ushtria…

11 April, 2019 F.autor Politikë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha që vendosjen e ushtrisë për ruajtjen e perimetrin e sigurisë së aeroportit të Rinasit, ku tha se nuk është cënuar në asnjë pikë kushtetuta. Ministrja tha se Presidenti nuk ka pse të njoftohet, pasi nuk bëhet fjalë për cënim të sigurisë kombëtare por për cënim të sigurisë së një objekti të rëndësisë së veçantë.

“Nuk ka debat kushtetutes, nuk po shkojmë në luftë. Nuk ka dislokim trupash ushtarake. Nuk kemi situatë të cënimit të sigurisë kombëtare ku do duhej të kishim marrë miratim të parlamentit (jo të presidentit), kemi vetëm cënim të sigurisë së një objekti të rëndësisë së parë, nuk kemi cënim të kushtetutës”, tha ministrja sot në një deklaratë sot nga Aeroporti i Rinasit ku inspektoi trupat e policisë ushtarake që janë të vendosura në rrethimin e aeroportit dhe jo brenda tij.

Ministrja e Mbrojtjes, tha se Policia Ushtarake është e detyruar të marrë këto masa, pasi sipas ligjit, duhet të garantohen të gjitha objektet që janë në funksion të NATO-s.

“Gjysma e pistës është infrastrukturë ushtarake, i takon komandës ajrore. Këtu ulen edhe avionë ushtarakë, kemi prezencë ushtarake edhe në Aviacionin Civil. Nuk po diskutojmë dislokim trupash, por marrje të masave të sigurisë të një infrastrukture ushtarake. Policia jonë ushtarake e ka për detyrë një gjë të tillë, me sinjalizim të komandave, jo me sinjalizim të ministrit, shtabit, apo aq më pak presidentit. Është ngjarje e përsëritur, që po hetohet. Deri në moscënimin e aeroportit ne do të jemi këtu. Ligji na detyron të garantomë objektet që janë në funksion të NATO-s”, – u shpreh ministrja, e cila nuk la pas edhe një mesazh politik për liderin demokrat Lulzim Basha.

“Lulzim Bashës nuk i mësojmë dot si të lexojë kushtetutën, nëse do e kishte lexuar si duhet nuk do e kishte djegur si kalli opozitën. Ka një ligj ka një marrëveshje me aeroportin e Rinasit për përdorim të përbashkët, për marrje masash për siguri të përbashkët. Gjysma e pistës është infrastrukturë ushtarake. Policia ushtarake do ruajë perimetrin e sigurisë së aeroportit, jo për të hyrë brenda, është praktikë që është ndjekur në vende të tjera”, përfundoi ministrja.

Vendimi i Ministrisë së Mbrojtjes për të marrë në ruajtje perimetrin e sigurisë së aeroportit të Rinasit pas grabitjes së bujshme të rreth 10 milionë eurove në pistën e avionëve, solli reagimin e Presidentit Ilir Meta. Kreu i shtetit kërkoi sot informacion nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku, se kush është baza ligjore të cilës i është referuar për të vendosur efektivët e Policisë Ushtarake dhe Batalionin e Forcave të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportin “Nënën Tereza”.

Ndërkohë dje, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se prezenca e ushtrisë në aeroportin “Nënë Tereza” është në kundërshtim me ligjin dhe e konsideron si një grusht shteti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISH-E DASHURA E MILAN SKRINIAR/ Bukuroshja superseksi nxjerr në pah hiret e saj perfekte (FOTO)
Previous article MIRUPAFSHIM! Rita Ora largohet nga Kosova dhe zbulon destinacionin e radhës (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT