Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e ka quajtur vendim të drejtë për përforcimin e sigurisë në aeroportin e Rinasit angazhimin e Forcave të Armatosura dhe i ka dhënë përgjigje edhe presidentit që ka kërkuar mbështetjen ligjore për këtë vendim, duke thënë se “FA kanë hyrë në detyrë si mbështetje në detyrë të policisë së shtetit, siguria fizike e aeroportit ishte atje ku nuk mund të pranohen më gardhi dhe porta u cenuan në harkun e disa sekondave, kemi dy rrugë; ose ta lëmë si është ose ta përforcojmë, dhe këto janë kapacitetet”.


