Nga Tirana në Washington dhe nga Brukseli në Berlin, të gjithë janë kundër aksionit të fundit opozitar dhe pretendimeve të saj absurde.
Ardhja e zv. Ndihmës Sekretarit Amerikan të shtetit Metthju Palmer, i ka vënë kapak çdo distkutimi rreth aktit të daljes nga sistemi të PD, LSI dhe aleatëve të tyre.
I pyetur se çfarë duhet të bëjë qeveria që të bindë opozitën për të hyrë në zgjedhje, Palmer tha: “Kjo është përgjegjësi e opozitës dhe jo e qeverisë. Është detyrë e opozitës të bindë elektoratin që ta votojnë. Mandatet e djegura janë metoda të vjetërura”.
Fraza këto që ia kanë ngrirë buzëqeshjen në buzë Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit & Co.
Në lidhje me kërkesën e opozitës për një qeveri tranzitore, Palmer tha: “Opozita duhet të përfshihet në proceset demokratike. Qeveria dhe institucionet e tjera janë legjitime. Kjo qeveri do ta çojë përpara vendin në BE dhe se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të çuar përpara Reformën në Drejtësi dhe në luftën e kundër krimit dhe korrupsionit.”
Pas kësaj, kush nuk do as të dëgjojë, as të shikojë dhe as të logjikojë, le të vazhdojë…


