Ndërsa mesazhi i SHBA-ve u transmetua i qartë nga Matthew Palmer në një takim me gazetarët, Zv.ndihmës sekretari amerikan është drejtuar edhe me kryedemokratin Lulzim Basha.
Gazetari Klajdi Bodlli raporton për “BalkanWeb” se zoti Palemr ka mbërritur në selinë blu rreth orës 13:50 dhe ka nisur një takim me kryetarin Basha.
Në takimin me gazetarët ai u shpreh se qeveria shqiptare ishte legjitime dhe se të gjtiha partitë politike duhet të hynin në zgjedhejt e 30 qershorit. Mendohet që këtë mesazh t’ja përcjellë edhe kryedemokratit Basha, ndonëse u shpreh se nuk ka ardhur këtu me ndonjë skenar për zgjidhjen e krizës.
Një ditë më parë Palmer u takua me kryeministrin Rama, ndërsa pas kryedemokratit Basha do të takohet edhe me Kreun e Shtetit, Ilir Metën.


