Komisar Artan Cuku është shpallur “Dëshmor i Atdheut.
Ka qenë bashkëshortja e tij, e cila me lot në sy ka marrë simbolet që i janë dorëzuar nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Gjatë fjalës së tij, Lleshaj u shpreh se Cuku u vra nga një atentat i pabesë, i ndodhur në vitin 2017.
“Artan Cuku mbylli jetën e tij të re pas një atentati të pabesë prej një dore kriminale në 8 prill 2017.
Vrasësi i paguar i Artan Cukut u kap nga policia në 11 qershor 2017, ndërsa porositësi i krimit të shëmtuar është arrestuar në 29 dhjetor 2018 në Athinë ku pritet edhe ekstradimi drejt Shqipërisë ku do të përballet me drejtësinë.
Nga sot i bashkohet radhës së Dëshmorëve të Atdheut duke merituar respektin e gjithë shqiptarëve. Ne i shprehim respektin dhe mirënjohjen familjarëve të Artan Cukut.
Me nderimin e Artan Cukut shprehim respektin për policinë dhe dëshmorëve të shumtë”, u shpreh Lleshaj.










