• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITA E VETTINGUT/ Kreu i Prokurorisë Sarandë replikon me KPK: Nuk mbaron këtu, po nuk ju futa të gjithëve në burg, do më shihni
Home
Aktualitet
Drejtësi

SITA E VETTINGUT/ Kreu i Prokurorisë Sarandë replikon me KPK: Nuk mbaron këtu, po nuk ju futa të gjithëve në burg, do më shihni

9 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi sot të shkarkojë nga detyra ka kreu e Prokurorisë në Sarandë, Edison Ademi. Në seancën dëgjimore, zhvilluar më 5 prill, ILDKPI konstatoi se subjekti kishte deklarime të pasakta, ndërsa rezultonte të kishte fshehje të pasurisë, si dhe të jetë kapur në konflikt interesash.

Në përfundim të seancës së sotme, prokurori Ademi replikoi me trupin gjykues të përbërë nga Genta Tafa Bungo, Lulezim Hamitaj dhe Fildes Shuli. “Do të përballeni me mua, kjo punë nuk mbaron këtu” mësohet të jetë shprehu Ademi.

Në seancën dëgjimore, ILDKPKI konstatoi se subjekti i rivlersimit ka bërë deklarime të pasakta, rezulton të ketë fshehur pasurinë, si dhe të jetë kapur në konflikt interesash. Ademi ka deklaruar se ka në pronësi një apartament banimi 130 m2 në Vlorë, të blerë në vitin 2012 për 45 mijë usd.

Si burim të ardhurash ai ka paraqitur shitjen e një banese të prindërve dhe një kredi 30 mijë usd. Kjo pasuri është deklaruar rregullisht nga subjekti. Por ka pasur paqartësi për një apartament banimi në lagjen “1 maji” në Vlorë të porositur tek “H shpk” në 2002, por që është prishur në vitin 2003. Nuk është deklaruar në 2003.

Sipas analizës financiare, rezulton se ka pasur aftësi financiare. Nga hetimi rezultoi se subjekti ka pasur mundësi për blerjen e pasurisë 45 mijë usd. Ai rezulton të ketë blerë sende dhe mobilje me një vjerë prej 800 mijë lekësh, për të cilat nuk është deklaruar në deklaratën e vettingut.

Në 2005 rezulton që ka marrë kredi 700 mijë lekë për mobilim. Analiza financiare tregon se shuma është e justifikuar. Rezulton të ketë deklaruar edhe një automjet “Benz” në vitit 2004, të cilin thuhet se e ka shkëmbyer me një mjet të vitit 2003.

Po në deklaratat periodike subjekti ka deklaruar në vitin 2012 një “Benz” me vlerë 800 mijë lekë. Rezulton se nuk ka pasur mundësi ta blejë. Subjekti ka deklaruar se e ka pasur dhuratë nga vëllai, me kontratë noteriale.

Në vitin 2007 është deklaruar një “Opel” 155 mijë lekë. Subjekti nuk ka pasur mundësi financiare për blerjen. Po ashtu nuk rezulton i deklaruar një mjet “Golf” 1 mijë euro.

Ai ka deklaruar edhe 3 llogari bankare, për të cilat nuk ka dyshime. Këtu përfshihet një shumë 10 mijë euro cash, kursime dhe emigracion.

KPK ka konstatuar se subjekti nuk ka paraqitur prova për të ardhurat e ligjshme të vëllait 2003-2015. Subjekti ka pretenduar se shpenzimet e vëllait janë më të ulëta se standardi i llogaritur nga ILDKPI dhe KPK.

Lidhur me të ardhurat e përfituara nga vëllai në vitin 2016 subjekti ka paraqitur dokumente. Në deklaratën e vettingut subjekti ka paraqitur dhe qiramarrjen e një sipërfaqeje prej 5 mijë m2 në Nartë, Vlorë, me një kontratë 99 vjeçare, mes tij dhe Komunës qendër, Vlorë. Sipas KPK në këtë rast ka konflikt interesi. Subjekti ka paguar të gjitha detyrimet e kontratës. Ligji ndalon prokurorët të lidhin kontrata me subjekte publike. Subjekti ka pretenduar se në tokën e marrë me qira nuk janë kryer investime dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "INTEGRIMI NË BE"/ Ruçi, akuza nga Vjena për financimet ruse në Shqipëri: Ka dyshime për …
Previous article SHUMË PRANË DITËLINDJES SË 40 -TË/ Kourtney Kardashian zbulon se ka shpresuar të rikthehet me Scott Disick

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT