Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë mesa duket po hyjnë në një epokë të re.
Gjatë takimit të dy presidentëve Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan në Moskë, të dy vendet u zotuan të forcojnë bashkëpunimin ekonomik duke e rritur vëllimin tregtar në 100 miliardë dollarë në vit.
Turqia synon të nxisë rritjen ekonomike nëpërmjet investimeve të Rusisë që tani është kthyer në një partner strategjik.
Projektet kryesore të bashkëpunimit janë në fushën e energjetikës. Rusia është duke ndërtuar centralin bërthamor Akkuzu, ndërsa gazsjellësi TurkStream është drejt përfundimit dhe brenda fundit të vitit do të jetë funksional.
Që nga fillimi i vitit 2019, ky është takimi i tretë midis Putinit dhe Erdoganit. Mësohet se pas konferencës së shtypit, të dy krerët e shteteve do të ndjekin operën ‘Troja’ me temë nga epika greke, në teatrin Balshoi. Kjo vepër do të vihet në skenë në kuadër të vitit kulturor Turqi – Rusi.
Ky afrim mes Ankarasë dhe Moskës vjen në një kohë kur marrëdhëniet me SHBA-në janë të tensionuara. Turqia ka vendosur që të blejë sistemin rus të mbrojtjes nga raketat S-400, gjë që është kundërshtuar ashpër nga ShBA-ja.


