Pas disa ditëve më temperatura të larta, aq sa menduam të “përditësojmë” gardërobën me veshjet e “lehta” dhe verore, janë rikthyer reshjet e shiut në pjesën dërrmuese të zonave të vendit.
Në rubrikën tonë të përditshme “Spring në Alpe” kemi zgjedhur t’iu pasqyrojmë motin në disa qytete të Shqipërisë, duke filluar që nga qyteti verior i Peshkopisë deri tek Durrësi.
Reshjet e shiut në Peshkopi , mesa duke kanë boshatisur në masë rrugët e qytetit verior.
Kryeqyteti i Tiranës në ditën e sotme është përfshirë nga reshje shiu të cilat kanë qenë me intervale të caktuara dhe me intesitet të ndryshëm.
Reshjet e shiut nuk kanë munguar as në qytetin e Fierit. Reshjet kanë qenë të dendura dhe të kanë qenë prezente përgjatë gjithë ditës.
Mbrëmja në Durrës ka qenë e lagësht si rrjedhojë e reshjeve që ka pasur përgjatë ditës së sotme.
Përgatiti: AlpeNews.al








