Ministri Sandër Lleshja ka zhvilluar mesditën e kësaj të hëne homologun nga Çekia, Jan Hamáček, njëkohësisht Zv.kryeministër i Parë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Lleshaj shkruan se nga ky takim Shqipëria ka marrë mesazhin e rëndësishëm se Çekia konfirmon mbështetjen e fortë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“1/2 I lumtur të pres në Shqipëri homologun nga Çekia, z.Jan Hamáček, njëkohësisht Zv.kryeministër i Parë, i cili më konfirmoi mbështetjen e fortë të vendit të tij për integrimin e Shqipërisë në BE”, shkruan Lleshaj.


