Kryeministri Edi Rama tha se sot vendet e punës në shtet janë vende në dispozicion janë të atyre që kanë mbarur universitetin me nota 9-10.
Në kuadër të takimeve të “Paktit për Universitetin”, Rama tha se programi “Kombëtar dhe Praktika e Punës” për të rinjtë dhe të rejat në administratë është një mundësi e mirë, e cila në thelb iu shton studentëve aftësitë dhe eksperiencën e duhur.
Më tej shefi i ekzekutivit pohoi se kjo iu jep mundësi studentëve që të prekin nga afër një praktikë pune, ndërsa shtoi se kjo strategji do të reflektojë në përthithje dijesh dhe kualifikim të lartë.
“Më vjen mirë që i kushtojmë vëmendje Paktit për Universitetin, që besoj e dini se janë një eksperiencë e krijuar nga presidenti Kenedy në fillim të viteve ’60. Ai hapi derën për studentët e shkëlqyer dhe kjo u bë praktikë në SHBA dhe më pas u hap në të gjithë botën.
Pas praktikës, çdonjëri që e kalon këtë proces, do mund të futet në konkurrim për një vend pune në administratë. Të paturit avantazhin e praktikës, kjo ndihmon hendekun e krijuar. Kemi hyrë në një fazë të re në marrëdhënien mes qeverisë dhe universitetit.
Nga ana tjetër është krijuar mundësia për futjen e drejtpërdrejtë të studentëve më të mirë në administratë. Sot vendet e punës në shtet janë vende në dispozicion janë të atyre që kanë mbarur universitetin me nota 9-10. Kjo krijon kushtin që çdo kush që ka mbaruar me këtë rezultat të këtë mundësi zgjedhje dhe të hyjë në administratën publike pa konkurs. Do të vazhdojë ky proces, duke rihapur thirrjet për aplikime dhe është bërë një thirrje e re së fundmi dhe një tjetër do të bëhet në gusht. Me kalimin e viteve, këta njerëz fitojnë eksperiencën dhe do jenë aty për shkak të meritës së tyre.”-tha Rama.


