Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pukë. Një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe për pasojë kanë humbur jetën çifti i bashkëshortëve Petrit dhe Dava Ndoj.
Po ashtu dëmtime të lehta kanë pësuar edhe katër fëmijët e tyre. Mësohet se 4 fëmijët, më i madhi 12 vjec, janë hedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës.
Po ashtu fëmijët kanë mundur të nxjerrin edhe gjyshen e paralizuar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Va Shënkolli’, të fshatit Beg, ku banesa është përfshirë nga flakët në orën 02:00 të mëngjesit.


