Abi, një asistente e mësuesëve, nuk e kalon më pragun e derës së saj. Edhe fakti që i duhet të vizitojë gjyshërit e saj që ndodhen vetëm katër dyer larg, e bën atë të ndihet keq.
Ajo e jeton gjithë jetën e saj nga media sociale, duke chatuar me miqte madje edhe duke i kërkuar prindërve të saj të shkrepin foto të vendeve të saj të preferuara.
Abi ka mbështetjen e plotë të të dashurit të saj, Rhys Irving, 22 vjeç, që e viziton atë për për parë filma apo dhe për të ngrënë darka, sigurisht Brenda në shtepi.
Ajo thotë: “Kjo është Krishtlindja e tretë që do e festoj Brenda në shtëpi. Në fakt, është përiudha ime e preferuar.
Këtë vit jam mërzitur shumë, pasi të mos jem e gatshme të dal për të parë dritat e qytetit, vitrinat e zbukuruara të dyqaneve do të thotë shumë për mua”.
“Kam humbur gjithcka, nuk kam më një jetë… dhe diçka duhet të ndryshojë”.
Abi, vuan nga depresioni dhe ankthi, problem që i filluan qëkur ajo ishte vetëm 10 vjeçe. Kur ishte në shkollë ajo mbeti pas me detyrat, dhe filloi pak nga pak të shmangte miqtë e saj duke qëndruar çdo fundjavë Brenda.
Në moshen 17 vjeçare ajo filloi punë si asistente mësueseje por ankthi i saj nuk e la ta kalonte këtë fazë.
Edhe pse ajo është mësuar me rrjetet sociale, ajo ndihet e lumtur që ka takuar të dashurin e saj Rhys.
Ai e ndihmoi atë të në këtë betejë të sajën dhe ata vendosën të jetuan bashkë. Por shumë shpejt ditët e saj të zeza filuan të dilnin në pah kur një mike e saj i tha se nuk donte të shoqërohej më me të.
“Ndonjëherë shqetësohem se ndoshta Rhys do më lërë për dikë tjetër, dikë “normal” që del dhe shijon jetën”, thotë ajo.
Ajo u diagnostikua me agoraphobia– një frikë e tmerrshme ndaj vendeve publike. Në Britani, dy në 100 njerëz e vuajnë këtë gjë.
Përgatiti: AlpeNews.al




