• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Më në fund e vërteta del në shesh! Çifti familjar i showbiz-it deklarojnë ndarjen (FOTO)
Home
Showbiz

Më në fund e vërteta del në shesh! Çifti familjar i showbiz-it deklarojnë ndarjen (FOTO)

14 December, 2017 g.autor Lifestyle, Showbiz

Ish-çifti i Showbiz-it cilësuar si një prej çifteve më familjarë

Të gjithë ata që e kanë njohur nga ekrani Bora Zemanin dhe Vin Velin, pa dyshim që e kanë konsideruar si një prej çifteve më të simpatike të showbiz-it.

Por, për fat të keq, lajmet e ditëve të fundit se Dj dhe moderatorja e Digitalb janë ndarë, janë të vërteta. Megjithëse nuk kanë qenë zyrtarisht të martuar, Bora dhe Vini, pas shumë viteve bashkë, kanë vendosur të jetojnë të ndarë.

Prindërit e Arborit, i cili sapo ka festuar ditëlindjen e tij të 3-të, megjithëse si fillim e mohuan krizën në çift, “luajtën” me publikun herë duke lënë të kuptohet se janë bashkë e herë sikur janë të ndarë, më në fund kanë konfirmuar.

Moderatoja e Digitalb, më e kujdesshme për jetën private, në daljen e fundit publike në “Shikon kush luan”, tha se nuk ka qenë asnjëherë e martuar, ndërsa sot, nga studio e “Rudina” Dj Vini konfirmoi hapur se lidhja e çiftit ka marrë fundit.

Duke theksuar se ata të dy nuk kanë qenë zyrtarisht të martuar, Vini tha se kjo pjesë nuk është konsideruar e rëndësishme as për Borën dhe as për të, përsa kohë marrëdhënia dhe lidhja shkonte mjaft mirë:

“Nuk kishte rëndësi martesa, ne kështu e kemi menduar që në fillim”, – tha Vini për këtë raport.

Ndërsa për pyetjen nëse gjatë këtyre ditëve kanë luajtur apo jo me publikun pa treguar një të vërtetë për raportin e tyre, ai tha se ka dashur gjithmonë të jetë i sinqertë deri në fund:

“Unë, për sa e njoh veten, dua të jem i sinqertë. Jemi ndarë dhe si të gjitha lidhjet që nisin mirë, por për shkaqe të ndryshme, rrethanat, koha, momenti – të gjitha ndikojnë dhe nuk na bëjnë që të ndihemi mirë.”

Por arsyet nuk kanë asnjë lidhje me tradhtinë, siç edhe është përfolur ditët e fundit. Për këtë pjesë, Vini tha se këto lajme nuk janë të vërteta: “Nuk ka asnjë tradhti…”

Ish-çifti me djalin e tyre të vogël

Megjithëse kanë vendosur që t’i ndajnë rrugët e tyre, Bora dhe Vini vazhdojnë të kenë një raport mjaft të mirë, madje, ndoshta tani edhe më të mirë se më parë:

“Ne flasim, kemi marrëdhënie prapë, jemi ndarë, por nuk kemi marrë doreza boksi…” – shton më tej ai pa harruar të përmendë përkushtimin e tij dhe të Borës ndaj vogëlushit Arbor.

Për të ndoshta është akoma herët të kuptojë, por akoma nuk e ndien “mungesën” e prindërve.

Vini thotë se për Arborin dhe për të qenë afër tij, ai edhe ka sakrifikuar shumë edhe nga karriera muzikore:

“Unë kam lënë edhe karrierën, jo sepse i bëj gjërat me imponim, por sepse kështu jam, jam shumë i lidhur me të, nuk mund të rri dy ditë pa e takuar, madje ka pasur raste që jam kthyer për ta takuar, sepse nuk mund ta stopoj veten. Jam deri diku manjak për të.”/ class

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Agoraphobia/ Rrëfimi i trishtë i adoleshentes: Dy vite pa dalë nga shtëpia sepse vuaj nga...
Previous article ZVICËR/ Nga 1 janari 2200 euro në muaj për çdo qytetar. Këto janë kategoritë që përfitojnë

g.autor

Postime të ngjashme

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit Gossip

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit? Gossip

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit?

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan Gossip

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT