Monika Kryemadhi ka shpalosur plaftormën qeverisëse nëse PD dhe LSI mund të çojnë vendin në zgjedhje të parakohëshme dhe fitojnë besimin popullor.
Kryetarja e LSI ishte në Bashkinë e Cerrikut ku tha se nuk do t’i harrojnë fermerët dhe se do të rimëkëmbë bujqësinë.
Ajo zhvilloi takime me fermere te kesaj zone ku u njoh nga afer me problematikat qe hasin fermeret.
“ Sot ishim përsëri në takim me fermerë dhe banorë të Bashkisë së Cërrikut, të cilët kanë problem shumë të madh përsa i përket prodhimeve të tyre në sera dhe në pemtari.
Nga malësitë e Dibrës dhe sot nga fushat e Cërrikut, apo edhe nga kodrat e mrekullueshme të Dumresë, shikojmë se problemet janë të njëjta, si për blegtorët, ashtu dhe për pemtarët, ashtu dhe për fermerët, ashtu dhe për ata që kanë investuar në serat e tyre edhe pse subvencionet janë 0. Ku çmimet janë shumë të larta për plasmasin, për hekurin. Ku ata paguajnë fatura shumë të larta të energjisë elektrike, për pompat e ujit, apo fatura të larta të ujit për vaditje.
Prandaj është e domosdoshme për të mos i harruar fermerët, për të mos harruar bujqësinë shqiptare, sepse bujqësia shqiptare është ajo që mban barrën kryesore të ekonomisë shqiptare”, tha Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi.


