• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË NDRYSHOI MANDATI I DYTË I EDI RAMËS/ Qasja e “RE”, transformimi dhe plotësimi i interesit publik
Home
Ekskluzive

ÇFARË NDRYSHOI MANDATI I DYTË I EDI RAMËS/ Qasja e “RE”, transformimi dhe plotësimi i interesit publik

6 April, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Mandati i dytë duket të ketë ardhur ndryshe në qasjen e kryeministrit Rama.

Nëse do të bënim një krahasim me mandatin e parë do të shihnim një diferëncë të madhe ndryshimesh. E kemi parë Ramën të përqendrohet shuëm tek reformat, kryesisht ajo e drejtësisë.

Nga ana tjetër, ky mandat i dytë i Ramës ka ardhur krejt ndryshe gjë që nisi të kuptohej që në 2017 kur teksa fliste për mandatin e dytë, ai deklaroi se gjallë a vdekur ky do të jetë vetëm për interest publike të vendit.

Pjesë nga fjala e tij gjatë Asamblesë së PS në 2017: “Tipari themelor i këtij mandati kuqezi duhet të jetë ‘gjallë vdekur’ besnikëria ndaj interesave të vendit dhe ndaj çdo njeriu të zakonshëm dhe familjeje të zakonshme të këtij vendi. Do jemi një parti, grup parlamentar, qeveri besnike ndaj tyre. Nëse do rendisja 10 tipare kryesore që duhet të ketë mandati i ri në krye do ishte besnikëria ndaj vendit.”

E në fakt kështu ka ndodhur.

Gjithçka fillon që me postimin e orës 08:00 të mëngjesit, kur Rama zgjedh të pasqyrojë një premtim tanimë të përfunduar, apo një trandformim rrënjësor.

Herë është një shkollë, herë një qytet pjesë e rilindjes urbane, herë një fshat pjesë e projektit “100 fshatrat” etj.

Nëse do të analizonim vetëm javën e fundit do ta kuptonim fare mirë këtë gjë. Duke nisur nga aktiviteti më i fundit, ai i takimit me qytetarët në Kukës në kuadër të “Bashkisë që duam” dhe deklaratës që bëri aq bujë brenda pak orësh, atë të aeroportit të Kuksit.

Prej andej, Rama u shpreh se kanë nisur punimet e fill pas kësaj postoi edhe videon me ministrën e infrastrukturës, Ballukun teksa shfaqeshin në zonën ku do të ndërtohej.

Vizita në Lezhë gjithashtu për rrugën e pakalueshme më parë të Torovicëz. Transferimi i qytetit të Krujës pëe të cilën Rama shkruante se “Nuk jemi jashtështetit por në Krujë”.

Tjetër transferim i Roskovecit i pagëzuar gjithashtu nga Rama me pseudonimin e Toskanës.

Përfundimi i konviktit të ri pas kërkesave të studentëve si dhe “Pakti universitar” që me të hyrë në fuqi ka zgjidhur kërkesat e tyre.

250 vende të reja pune në Përrenjas. Parku i ri në Librazhd.

Të gjitha këto, që sigurisht nuk janë kaq e me siguri të tjera do të vijnë perforcojnë edhe njëherë atë çka tanimë e dimë.

Edi Rama dhe qasja ndryshe gjatë mandatit të dytë, me transformime rrënjësore dhe qenia gjithnjë e më shumë pranë interesave publike të popullit, mund ti japë atij fare lehtë, mandatin e tretë.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET POLITIKE/ Brukseli: Djegia e mandateve pengon funksionimin e demokracisë
Previous article JUVENTUS-MILAN/ "Zonja e Vjetër" barazon shifrat, shënon Dybala nga piak e bardhë

F.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe... Aktualitet

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT