• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË PRAG VENDIMIT/ Joe Biden pritet të shpall garimin për president në SHBA
Home
Nderkombetare

NË PRAG VENDIMIT/ Joe Biden pritet të shpall garimin për president në SHBA

6 April, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden deklaroi të premten se është në prag të shpalljes së planeve të tij për të garuar për president në vitin 2020, por pranoi se po kujdesej posaçërisht në zgjedhjen e fjalëve të tij për të mos nisur që tani fushatën presidenciale. Biden, 76 vjeç, e ka menduar prej disa muajsh një tjetër mundësi garimi për Shtëpinë e Bardhë, e ka lëvizur shumë ngadalë e kujdesshëm drejt një vendimmarrjeje. Por, hapi i radhës i demokratit nga Delaëare mund të jetë turbulluar disi nga disa femra, që gjatë javës së kaluar kanë denoncuar se Biden i kishte prekur ato në mënyrë të papërshtatshme, apo i kishte bërë të ndiheshin keq.

“Jam në prag të marrjes së vendimit”, tha Biden, i cili shihet si pretendent brenda partisë së tij edhe pse nuk është bërë ende zyrtarisht pjesë e garës, teksa fliste përpara punonjësve të sindikatave në Uashington. “Edhe nëse do ta dija me siguri që do të garoja për president që prej Ditës së Falenderimeve, qëllimi im prej ditës së parë, nëse do të vendos të garoj, unë do të jem personi i fundit që do ta shpall”.

I pyetur në lidhje me pretendimet e ngritura ndaj tij, apo nëse femra të tjera mund të dalin me akuza të ngjashme, Biden tha se “nuk do të habitej aspak”. “Kam pasur kontakte me qindra e qindra njerëz, të cilët nuk i njoh, që thonë të kundërtën e atyre grave”. Të mërkurën, Biden publikoi një video në rrjetet sociale, ku adresonte çështjen e kontaktit fizik me femrat, duke u zotuar se “do të jetë më i kujdesshëm në respektimin e hapësirës personale në të ardhmen”.

Presidenti Donald Trump, i cili është përballur me akuza të tjera për sjellje të pahijshme me gratë, që deri më tani kanë qenë më serioze sesa ato me të cilat përballet Biden, ishte tejet i shpejtë në sulmin drejtuar demokratit në “Twitter”. Ai madje refuzoi ta quante një sfidues potencial për zgjedhjet e 2020-s, ish-senatorin dhe ish-zv.presidentin amerikan. “Nuk e shoh Joe Bidenin si kërcënim. Mendoj se ai është më shumë kërcënim për vetveten”, tha Trump të premten. Por, në takimin me punonjës sindikatash të së premtes, Biden lëshoi batuta lidhur me situatën ku është përfshirë së fundi, kur i tha turmës së pranishme se “kishte marrë leje” të përqafonte presidenten e unionit, apo “t’i hidhte dorën në qafë” një prej disa fëmijëve që ftoi të ngjiteshin në podium krah tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BASHA GATI TË HYJË NË ZGJEDHJE? Sjell në Tiranë dy ekspertë britanikë për përzgjedhjen e kandidatëve
Previous article KUKËSI I JEP "LAMTUMIRËN" TITULLIT/ Mposhtet me përmbysje nga krutanët. Laçi shkatërron durrsakët

F.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT