Djegja e mandateve të ish- deputetëve dhe të LSI-s u shoqëruan me prurje të reja në parlament nga të dyja partite.
Liderat e e këtyre partive Basha dhe Kryemadhi I quajtën ata tradhtarë pasi thyen vendimin për të mos pranuar të hyjnë në Parlament e të formojnë atë që cilësohet sot si “opozita e re”.
Nga CV-t e tyre shumë prej këtyre deputetëve kanë pasur shumë përfitime , nga të qënit pjesë e partisë sidomos e LSI-së ku kanë qenë pjesë e partisë dhe kanë deri në 2017 kur ishin në pushtet.
Edmond Rrushi:
Më të spikatur në këtë aspect duken deputetët Edmond Rrushi. Deputeti Rrushi ka kryer studimet e larta për Juridik por vetëm në vitin 2007 ka punuar si avokat.. Nga 2012-ta e në vijim ai ka mbajtur poste drejtuese që nuk kanë lidhje me profesionin e tij.
Për 3 vite resht ka qenë kryeinspektor të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve. Për një vit drejtor I “Posta Tranzit”, Filial I Tiranës. Për një vit ka drejtuar QSUT-në. E po ashtu ka qenë dhe zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t.
Nimet Musaj:
Deputeti Nimet Musaj ka një CV interesante e të pasur me lëvizje nga një parti në tjetrën.
Ai sot është ulur në karriget e LSI-së por përpjekjet e tij për t’u bërë deputet datojnë që në zgjedhjet e 2009-ës, nën siglën e PDIU.
Këtu nuk ka patur sukses dhe në 2013 ka kandiduar sërish nën siglën e Partisë Aleanca Popullore. Edhe këtë herë pa sukses.
Gjatë këtyre viteve ka qenë kryetar i këshilltarëve të PDIU-së së Patosit dhe Fierit. Në 2015 është larguar nga PDIU dhe është bërë kryetar i grupit të këshilltarëve të LSI-së. Nga 2007 e në vijim ka qenë anëtar i disa bordeve në institucione shtetrore.
Ediola Braha:
Nga radhët e grave, CV-në më të spikatur duket se ka deputetja e Përmetit, Ediola Braha e LSI.
Ajo ka kryer arsimin për ‘Gjuhë Angleze’ dhe ka kryer një universitet të dytë, në një prej atyre që sot janë mbyllur, për Menaxhim Biznesi. Por profesionin e saj e ka ushtruar vetëm për dy vjet. Nga viti 2010 deri në 2018 ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës në Drejtorinë Spitalore në Tepelenë.
Aurora Mara:
Edhe deputetja tjetër, Aurora Mara pavarsisht se i ka kryer studimet për Drejtësi, që prej vitit 2014 deri në 2018 ajo ka qenë shefe e Sektorit të Shpronësimeve, në Ministrine e Transportit dhe për një vit shefe e Sektorit të Kodeve dhe Rregullave të Transportit në Ministrine e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ralf Gjoni:
Ralf Gjoni, deputeti tjetër i LSI-së ka kryer arsimin për arte. Pozicioni i tij më pranë LSI-së ka qenë këshilltar i Ilir Metës kur drejtonte Ministrinë e Jashtme dhe Kuvendin.
Lefter Maliqi:
Ndërsa nga CV-të e deputetëve demokratë më të pasurën e ka Lefter Maliqi, që në 2017 pati përplasjet e para me PD-në dhe Partia Socialiste e “shpërbleu” duke e emëruar zëvëndësdrejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.
Deputetët e PD-s dhe LSI-s që pranuan të merrnin mandatet:
1. Ylli Shehu
2. Aurora Mara
3. Enver Roshi
4. Edmond Rrushi
5. Lefter Maliqi
6. Alban Zeneli
7. Ligoraq Karamelo
8. Majlinda Halilaj
9. Ediola Braha
10. Edlira Hyseni
11. Elda Hoti
12. Ralf Gjoni
13. Nimet Musaj
14. Enada Kociraj
15. Arben Elezi
16. Adriatik Alimadhi
17.Ambra Borova
18. Korab Lita
Pritet të betohen
1.Halil Jakimi
2. Arlind Çarçani
/AlpeNews.al








