• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DJALI VDIQ, VAJZA RËNDË/ Si e gjeti babai të birin e pajetë. Pranë tyre edhe dy granata të paplasura
Home
Breaking News

DJALI VDIQ, VAJZA RËNDË/ Si e gjeti babai të birin e pajetë. Pranë tyre edhe dy granata të paplasura

6 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje tragjike ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Koçaj të Njësisë Administrative Fushë-Bulqizë, ku një fëmijë humbi jetën dhe motra e tij mbeti e plagosur nga shpërthimi i një granate.

granate-dore1-650x358

 

Djali 11-vjeçar mbeti i vdekur në vend, ndërsa vajza 9 vjeçe u nis me urgjencë me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Burime pranë Komisariatit të Policisë Bulqizë bëjnë me dije se Mirand e Mikela Çupi, vëlla e motër, po kullosnin bagëtitë pak metra larg shtëpisë, në afërsi të përroit të fshatit.

Ata kanë djegur disa ferra e shkurre për t’u ngrohur. Mes shkurreve ndodhej granata, që dyshohet të jetë hedhur aty që prej vitit 1997 dhe zjarri ka bërë që të shpërthejë. Nga shpërthimi i saj ka mbetur i vdekur në vend Mirand Çupi, 11 vjeç, nxënës i klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare “Asllan Keta” dhe është plagosur rëndë motra e tij, Mikela Çupi, 9 vjeçe, nxënëse e klasës së tretë, po në këtë shkollë.

NGJARJA

I pari në vendin e ngjarjes ka mbërritur babai i dy fëmijëve, Murat Çupi, i cili sapo ishte kthyer nga miniera e kromit, ku punon prej vitesh si minator. Pas tij kanë mbërritur edhe familjarë e fqinjë të familjes Çupi.

I mituri është gjetur i pajetë, pasi kishte pësuar dëmtime serioze nga shpërthimi i granatës, ndërsa vajza e vogël u gjet disa metra larg të vëllait, në gjendje të rëndë shëndetësore. Familjarët dhe banorët që mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes kanë transportuar Mikela Çupin drejt spitalit të Bulqizës, ndërkohë që për Mirandin ishte vonë, pasi nuk kishte shenja jete.

Mjekët e Bulqizës, sapo i dhanë ndihmën e parë vajzës 9-vjeçare, kërkuan ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë për ta dërguar atë me helikopter drejt Tiranës, për një kurim më të specializuar.

“Gjendja e vajzës ishte e rënduar. Ajo kishte plagë në pjesë të ndryshme të trupit dhe kurimi në spitalin tonë ishte i pamundur. Kërkuam transportimin e saj në rrugë ajrore, sepse në Spitalin e Traumës mund të kurohet më mirë”, sqaruan mjekët e Bulqizës. Ndërsa burime nga spitali në Tiranë thanë se vajza ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

HETIMI

Efektivë të Policisë Bulqizë dhe oficerë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër kanë mbërritur shpejt në fshatin Koçaj të Fushë-Bulqizës dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Gjatë këqyrjes së vendngjarjes janë konstatuar edhe dy granata të tjera të paplasura, që në rast shpërthimi mund të kishte pasur pasoja edhe më të rënda. Granatat luftarake janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa ende nuk dihet se kur dhe nga kush mund të jenë fshehur në vendin ku ndodhi ngjarja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇA DO ME TREGU ME KËTË..."/ Kur VIP-et publikojnë foto SEKSI por nuk u shpëtojnë... kritikave të fansave (FOTO)
Previous article SUPERSIFDAT E SË SHTUNËS/ Nga Torino në Barcelonë. Messi, Ronaldo dhe "lufta" në Gjermani

F.autor

Postime të ngjashme

ZYRTARISHT NË ORËN DIMËRORE/ Akrepat kthehen 60 minuta pas Aktualitet

ZYRTARISHT NË ORËN DIMËRORE/ Akrepat kthehen 60 minuta pas

DHUNA NË PROTESTË/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy Aktualitet

DHUNA NË PROTESTË/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT