• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Më mori zvarrë”/ Drejtoresha në Korçë flet pas akuzave të edukatores: Ato shenjat në trup…
Home
Sociale

“Më mori zvarrë”/ Drejtoresha në Korçë flet pas akuzave të edukatores: Ato shenjat në trup…

14 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Drejtoresha e kopshtit nr. 8 në Korçë ka mohuar dhunën ndaj vartëses, duke e konsideruar të gjithë pretendimin e saj një sajesë. Pas denoncimit të edukatores Suzana Brahimllari se ishte dhunuar fizikisht nga drejtoresha e institucionit, kjo e fundit është marrë dje në pyetje nga policia për të dhënë variantin e saj për ngjarjen.

Laureta Asllani ka treguar një variant tjetër për ngjarjen, duke mohuar kategorikisht që të ketë ushtruar dhunë ndaj edukatores 50-vjeçare.

“Absolutisht nuk ka pasur asnjë përballje fizike mes meje dhe edukatores Suzana Brahimllari. Nuk e kam prekur me dorë dhe nuk e di pse më ka akuzuar për këtë gjë. Ka pasur një shqetësim nga një prind dhe jam përpjekur të diskutoj me të, ta sqaroj.

Madje i kam treguar edhe ankesën e shkruar nga prindi, por ajo ka reaguar ashpër dhe në mënyrë agresive ma ka rrëmbyer nga dora ankesën. Kjo ka qenë arsyeja e debatit, sepse Suzana donte të ma merrte atë letër.

Ajo ankesë ishte depozituar në drejtori dhe unë nuk mund t’i lëshoj dokumentet kështu… Në asnjë moment nuk e kam prekur me dorë dhe nuk e di pse ajo i ka ato shenja (hematomat).

Edukatorja është ndjerë keq më vonë dhe kam qenë unë personalisht që kam njoftuar shërbimin mjekësor dhe madje për të është kujdesur edhe një nga koleget e saj që e ka shoqëruar për të marrë mjekim. Nuk e di pse ajo ka arritur deri në akuza të tilla”, është shprehur drejtoresha Laureta Asllani dje në Policinë e Korçës.

Ndërkaq, pas publikimit të rastit, drejtori i DAR Korçë ka reaguar publikisht duke thënë se ka një variant tjetër të ngjarjes, por nuk ka pranuar të japë detajet. Sipas tij, çështja tashmë është duke u verifikuar nga komisioni i etikës dhe në përfundim të verifikimit do të merren masa dhe do të veprohet sipas ligjit për të dyja punonjëset.

“Rasti është duke u shqyrtuar nga të gjitha instancat përkatëse. Është mbledhur komisioni i etikës dhe rasti po ndiqet me detaje. Ne si institucion, që kemi rolin dhe përgjegjësinë tonë, do të veprojmë sipas ligjit, i cili parashikon nga vërejtje, masë, pezullim e deri në pushim nga puna. Duhet të presim konkluzionet e komisionit për të vendosur”, u shpreh Kristaq Grabocka, drejtor i DAR Korçë.

Ndërkaq, siç mësohet, edukatorja Suzana Brahimllari dje i është drejtuar institucionit ku ajo punon dhe ka vazhduar normalisht punën e saj. Sipas të dhënave, ajo nuk ka pasur probleme dhe as përballje me drejtoreshën, ndërkohë që kjo e fundit është thirrur edhe nga DAR për të dhënë versionin e saj për ngjarjen./ PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FMN raport mbi borxhin publik të qeverisë Rama. Zbulohen shifrat aktuale (FOTO)
Previous article Kim Kardashian përmbledh fotot më "hot" të 2017. Shumica prej tyre nudo (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT