Protesta e djeshme para parlamentit përveçse per rrëzimin e Ramës duket se deputet e PD-s e kanë përdorur edhe si sulm ndaj Rudina Hajdarit.
Kjo pasi Rudina Hajdari në fillim të mbajtjes së mbajtjes së fjalës së saj në parlament, duke kërkuar 1 minutë heshtje për 4 martirët e vrarë në Shkodër më 2 prill 1991 gjatë një proteste kundër manipulimit të zgjedhjeve të 31 marsit të atij viti.
Fjala e Rudinës në Kuvend:
“Në radhë të parë, meqë dje ishte 2 prilli, një ditë e shënuar, do doja që me këtë rast të mbanim një minutë heshtje për martirët e demokracisë dhe arsyeja se pse jemi ne këtu, për katër të rënët. Zotin Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Cekës”, u shpreh Hajdari, duke ju drejtuar deputetëve.
Duket se kjo gjë nuk është pritur mire nga ish deputetë të partisë demokratike ku e para që ka reaguar ka qenë ish deputetja Albana Vokshi:
TURP të kërkosh një minutë heshtje për 4 dëshmorët e demokracisë nga ata që urdhëruan vrasjen e tyre!!!
Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, martirë të demokracisë, dhanë jetën e tyre për një Shqipëri të lirë pa komunista e ish sigurima, pa vrasës e pa urdhërues vrasjesh…
Ndaj është detyre e gjithësecilit prej nesh të cojme deri ne fund amanetin e tyre.
Më pas ka reaguar edhe aleati i Bashës dhe ish-deputeti Nard Ndoka:
Azem, a je gjallë?!
Azem Hajdarin e qëlluan socialistët me plumba në Kuvend, sepse nuk i jepnin fjalën!
Rudinën e qëlluan sot, duke i dhënë fjalën!
Azemi mbeti i gjallë në protestat e Opozitës, “Azem ti je gjallë!
Rudina sot, në “kor” me Ruçin e rivrau kujtimin e Azem Hajdarit tek demokratët!
“Azem, a je gjallë o vlla!”
Po pse u sulmua Rudina për atë që kërkoi një minutë heshtje ndaj martirëve të vrarë më 2 prill 1991 apo u kritikua për ato që tha në parlament.
Deputetja është parë së fundmi si rivalja kryesore e kryedemokratit Lulzim Basha, e cila i rrezikon seriozisht karrigen në “selinë blu”, që mund t’ja marrin, edhe pse ka përjashtuar të gjithë mendimin ndryshe.
Pse ato që e sollën Rudinë me ”daulle dhe këngë” dhe që thoni se ajo ka sytë e Azemit tani po e sulmijnë duke e quajtur si pjesë të qeverisë. Duket se Rudina ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe kjo I ka trembur liderat e PD-s në veçanti kreun e saj Lulzim Basha I cili është kritikuar shumë nga ndërkombëtarët për vendimet e marra prej tij.
Duket se liderat e PD-s kanë frikë nga Rudina dhe i kanë sulur asaj një rrebesh sulmesh nga mbështetësit e Bashës dhe Berishë.
Përgatiti: AlpeNews.al


