Protesta e djeshme e opozitës pa Bashën, ishte një manifestim I disa të rinjve të cilët morën në dorë lëvizjen me në krye Klevis Balliun dhe qytetarët e Astirit.
Gjatë protestës u shënuan tre incidente ku dy burra qëlluan me grushta dhe shqelma nga protestuesit ndërsa një grua u shty dhe u nxorr jashtë nga turma.
Ish kryeministri Berisha I cili edhe pse nuk ishte i pranishëm në protestën e djeshme të opozitës, ai postoi një video nga moment I konfrontimit të protestuesve duke e etiketuar njërin prej tyre si të infiltruar të policies. Por kur në lajme doli se ai ishte një militant I PD-s dhe vetë ish-deputeti Luçiano Boçi tha për mediat se ishte një keqkuptim nga ana e protestuesve.
Menjëherë pas lajmeve se personi që u dhunua nga protestuesit ishte militant I PD-s, Berisha e ka fshire videon e dhunës teksa shkruante se: “Narko polici I infiltruar provokator merr përgjigjen e merituar”.
Përgatiti: AlpeNews.al



