• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Fakte të reja nga përgjimet/ Kush është drejtori i policisë që fliste me Habilajt dhe Orest Sotën
Home
Aktualitet
Drejtësi

Fakte të reja nga përgjimet/ Kush është drejtori i policisë që fliste me Habilajt dhe Orest Sotën

14 December, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Fakte të reja publikohen nga dosja voluminoze e çështjes Tahiri-Habilaj. Numri një i Policisë së Vlorës komunikonte me Habilajt në telefon. Por jo vetëm, edhe me Orest Sotën. Bëhet fjalë për Jaeld Çelën, ish-drejtorin që ndodhet në arrati.

Organi i akuzës ka arritur në përfundimin se Jaeld Çela në më shumë se një rast ishte kujdesur personalisht për disa nga parcelat me bimë narkotike të mos prekeshin nga aksionet e policisë.

Këto prova nuk janë siguruar nga përgjime ambientale mes te dyshurave, por nga bisedat telefonike ndërmjet anëtarëve të bandës së Habilajve dhe ish-drejtorit te policise, Çela.

Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se edhe para aksionit në Babicë të Vlorës, ku u sekuestruan rreth 4 ton kanabis, grupi i Habiljave kishte dërguar drejt brigjeve italiane, një sasi dy here më të madhe droge, edhe pse ata ishin nën survejim të vazhdueshëm. Ky fakt u zbulua gjatë një bisede me sms në rrjetin e brendshëm telefonik “BBM”, ku Florian Habilaj njoftonte se aksioni shkoi me sukses. Vetëm 4 ditë pas këtij aksioni u prangosën në Katania të Italisë, kreu i grupit Moisi Habilaj së bashku me 10 shtetas të tjerë.

Gjithashtu, nga të njëjtat komunikime telefonike si edhe ato në rrjetet sociale, ka rezultuar se në mënyrë intensive, ka pasur biseda të shumta edhe ndërmjet ish-drejtorit të policisë së qarkut Vlorë, i shpalluar në kërkim ndërkombëtar Jaeld Cela dhe biznesmentin Orest Sota.

Ky i fundit u arrestua në fillim të nëntorit pasi në automjetin e tij u sekuestruan 863 mijë euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Deri më tani, janë nën hetim për këtë cështje kriminale rreth 40 persona, ku të implikuar janë politikanë, drejtor policie dhe shumë zyrtare të tjerë të lartë, raporton Abc News.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDI/ U martua dhe vdiq në të njëjtën ditë
Previous article Ishin përfituar me dokumente false, sekuestrohen 48 mijë metra katror tokë në Dhërmi

k.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOI ISH-VJEHRRIN NË ROSKOVEC/ Vetëvritet pas disa orësh negociata autori Refit Buzi Aktualitet

EKZEKUTOI ISH-VJEHRRIN NË ROSKOVEC/ Vetëvritet pas disa orësh negociata autori Refit Buzi

HETIMET PËR VRASJEN E EDMOND SULËS/ Policia kontrolle banesash në Bërxullë, verifikohen konfliktet Aktualitet

HETIMET PËR VRASJEN E EDMOND SULËS/ Policia kontrolle banesash në Bërxullë, verifikohen konfliktet

MOTI I KEQ "PUSHTON" ELBASANIN/ Përmbyten rrugët, dëme në bujqësi Aktualitet

MOTI I KEQ "PUSHTON" ELBASANIN/ Përmbyten rrugët, dëme në bujqësi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT