• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PAKTI PËR UNIVERSITETIN”/ Shahini: Ftoj rektorët në tryezë të përbashkët pune
Home
Intervista

“PAKTI PËR UNIVERSITETIN”/ Shahini: Ftoj rektorët në tryezë të përbashkët pune

3 April, 2019 F.autor Intervista, Politikë

Pakti për Universitetin është një proces dialogu në vazhdim që do të sjellë cilësi në botën universitare.

Kështu deklaroi nga studio e ERTV, Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila shtoi se drafti i shkruar i paktit, u është nisur edhe universiteteve që duhet të japin mbrapsht angazhimin e tyre konkret, për plotësimin e kërkesave studentore.

Ndërsa u ndal te përgjegjësia që kanë universitetet për të kryer vlerësimin e titujve akademikë, për të cilën universiteti i Tiranës nuk ka marrë asnjë angazhim, Shahini njoftoi se ajo vetë do të thërrasë në një tryezë të përbashkët drejtuesit e tij, për të marrë propozimet e tyre.

“Vlerësimi i titujve akademikë apo plagjiaturat janë çështje të brendshme të universitetit që duhet t’i adresoje vetë bota akademike. Ne jemi ofruar që ta lehtësojmë këtë proces. Ministria ka edhe tagerin që të shohë pjesën e ligjshmërisë së marrjes së titullit akadmik, por kemi marrë shumë inpute nga pedagoge që kanë kërkuar të jenë pjesë e këtij procesi, që të bëhet bashkarisht. Jemi në pritje të propozimeve nga universitet si do ta menaxhojmë këtë proces. Kemi universitete si ai i Korçës që kanë bërë një hap përpara dhe kanë sjellë propozimet e tyre, por kemi edhe Universitetin e Tiranës që ka qënë i heshtur në këtë proces. Në fund të kësaj jave unë do të takoj rektorët në mënyrë që ta pershpejtojmë këtë proces. Unë kam pritur prej tyre propozimet e tyre, por veç Korçës nuk sollën të tjerë propozime, ndaj do ta inicioj unë një takim”, tha Shahini.

Ministrja e Arsimit shtoi se publikimi i të gjitha vendimeve që universitetet marrin, në platformën online u-transparenca është domosdoshmëri, në mënyrë që studentët të kenë akses në vendimarrjen e brendshme.

“Në portal ka edhe një seksion me emrin ankesa ime, ku studentët mund të klikojnë dhe nisin ankesën e tyre. Ne kemi një strukturë të ngritur që trajton të gjitha këto ankesa dhe probleme, të cilat ne i trajtojmë ose referojmë te universitetet”, tha Shahini.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NISIN VËSHTIRËSITË E PARA PAS RINOVIMIT/ Solskjaer deklaron: Ja çfarë kemi nevojë për sfidën ndaj...
Previous article NDODH EDHE KJO/ I humb mushka në Gjirokastër, e gjen pas 4 vitesh në Facebook

F.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike Politikë

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA Politikë

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA

"DIVORCOHEN" META-CAKRANI/ Avokati: Na humbi besimi tek njëri-tjetri Politikë

"DIVORCOHEN" META-CAKRANI/ Avokati: Na humbi besimi tek njëri-tjetri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT