• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRANSPLANTUAN ORGANE NJERËZORE NË…/ Arrestohen 5 punonjësit e klinikës private
Home
Breaking News

TRANSPLANTUAN ORGANE NJERËZORE NË…/ Arrestohen 5 punonjësit e klinikës private

3 April, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pesë persona, punëtorë të një klinike private në Kosovë, janë arrestuar nga policia, pasi dyshohet se kanë kryer transplantim të kundërligjshëm dhe trafikim të organeve dhe qelizave njerëzore.

“Bazuar në informatat dhe hetimet e bëra paraprakisht, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) me datën 2 dhe 3 prill 2019 ka realizuar një operacion policor, që ka rezultuar me kontrollimin e një klinike private në rajonin e Prishtinës dhe me arrestimin e pesë (5) personave të dyshuar për kryerje të veprave penale:

  • “Transplantim i kundërligjshëm dhe trafikimi i organeve dhe qelizave njerëzore”
  • “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”
  • “Bashkëkryerja”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për këtë çështje.

Hetimet rreth këtij rasti sipas policisë kanë filluar disa muaj më parë dhe janë zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore, Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë.

Si prova materiale janë sekuestruar dosje mjekësore, libra të evidencave, 4 telefona mobilë dhe 500 euro para të gatshme.

Me vendim të Inspektoratit Shëndetësor, për arsye të gjetjes së parregullsive, është mbyllur reparti ku janë kryer shërbimet e IVF në këtë klinikë.

Ndaj katër të dyshuarve me urdhër të prokurorit, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FUTBOLLI ËSHË I PABESUESHËM"/ "Magjistarët" "Pleshti" dhe Suarez. Mrekullia e përsëritur një vit më pas
Previous article ASTRIT PATOZI/ Për kë foli dhe kë gëzoi më shumë sot Ditmir Bushati?

k.autor

Postime të ngjashme

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë Aktualitet

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias Aktualitet

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

KONFLIKTE FAMILJARE/ Zgjidhet MISTERI i ngjarjes së rëndë në Tiranë, 46-vjeçari kreu vetëvrasje Aktualitet

KONFLIKTE FAMILJARE/ Zgjidhet MISTERI i ngjarjes së rëndë në Tiranë, 46-vjeçari kreu vetëvrasje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT