Në pritje të protestës së opozitës, Tirana është mbushur me trakte për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Parrullat janë vendosur në stacione autobusi, shtylla e pemë, në formë traktesh ku kërkohet rikthimi i Berishës në pushtet.
“O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do” apo “Kthehu Legjendë”, shkruhet në këto parulla, ndërkohë që Lulzim Basha u largua drejt Gjermanisë.






