Djegia e mandateve nga opozita ka krijuar kaos në situatën politike në vend sa i përket zgjedhjeve së 30 qershorit.
Ndonëse Partia socialiste e ka të qartë se zgjedhjet do të bëhen me ose pa PD e LSI, opozita nga ana tjetër kërkon ikjen e kryeministrit.
Edi Rama është shprehur se kjo gjë nuk do të ndodhë dhe gjithashtu i ka bërë jo pak ftesa opozitës për dialog.
Megjithatë, duket se jo vetëm PS dëshiron të jetë pjesë e zgjedhjeve.
Edhe pse shfaqen pro djegies së mandateve, kryebashkiakët aktual dhe ato që kanë premisa për të tillë duket se janë optimistë sa i përket 30 qeshorit e madje disa prej tyre kanë filluar me fushatën.
Kujtojmë këtu rastin e Xhelal Mziut në Kamëz, i cili pas një konfirmimi” padashje” nga Basha ka vijuar me shtrimin e rrugëve dhe ndërtimin e shkollave.
Pas tij, edhe Ferdinand Xhaferri në Durrës shprehu dëshirën e madhe të kandidonte në kryeqytetin bregdetar duke harruar së në fakt partia e tij po bën çmos që ti dëmtojë ato.
Dje, gjatë një dalje televizive kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi u shpreh se ajo nuk ka e ka marrë Shkodrën vetëm për 4 vite dhe se projekti është më I gjatë.
Mos ndoshta këto protesta e takime janë vetëm “teka” të Bashës e Kryemadhit kur ndërkohë nga pas, po bëhen gati për fushatë?
Përgatiti: AlpeNews.al


