• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAS QENDRËS SË QYTETIT/ Librazhdit i shtohet dhe një park shumëfunksional
Home
Sociale

PAS QENDRËS SË QYTETIT/ Librazhdit i shtohet dhe një park shumëfunksional

2 April, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Nga një fushë e madhe ku grumbulloheshin mbeturina, në një park të gjelbëruar dhe ambiente sportive, atraktive, sidomos për të rinjtë e qytetit të Librazhdit. Qendrës së qytetit të Librazhdit, në vazhdën e transformimit urban të saj, do t’i shtohet kështu edhe një hapësirë rekreative, që do t’i japë më shumë frymëmarrje jetës publike.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me deputetin e Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla panë nga afër zbatimin e projektit më të ri të bashkisë për ndërtimin e një parku shumëfunksional në po të njëjtin vend që deri dje shihej thjesht si një fushë mbetjesh përbri lumit, që sa herë dilte nga shtrati shkaktonte përmbytje në të gjithë zonën. “Këtu ishte një lemeri me plehra. Tmerr i madh. Tani është bërë mbrojtja lumore andej dhe tani është e fituar gjithë kjo hapësirë”, shprehet Kryeministri Rama, duke nënvizuar se e gjithë kjo hapësirë tashmë do kthehet në një city park.

“Këtë do e kishte marrë Shkumbini, nëse nuk do të ishte ndërhyrë me mbrojtjen lumore”, shton deputeti i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla. Kryetari i bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra tha se parku i ri do ketë të gjithë elementët që i nevojiten qytetit. Mbështetjen financiare për fazën e parë, “e kemi marrë nga qeveria zvicerane dhe qeveria austriake për disa fusha futbolli, basketbolli dhe volejbolli. Ndërkohë nga bashkia do fillojë tani faza e dytë e financimit për ta bërë komplet park këtë, duke e mbjellë me pemë, me bar. Ndërkohë pastaj do fillojmë me gjithë sipërfaqen tjetër që është krijuar”, tha kreu i bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK KA ZGJEDHJE ME RAMËN"/ Kryebashkiakët e opozitës mendojnë ndryshe, nis FUSHATA?
Previous article VARËSIA NDAJ DROGËS DHE ALKOLIT/ Ballkani mbi mesataren botërore, ja si renditet Shqipëria

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT