Partia Demokratike duket se është në një krizë të thellë. Këtë nuk e tregon vetëm me stregjinë e saj për të sulmuar SHBA&BE apo duke nxirë Shqipërinë në kancelaritë e mediat e huaja, por edhe në emrat që shkruan në Kuvend për të folur.
Siç shihet nga dokumenti i mëposhtëm, PD i ka vendosur emrin për të marrë fjalën edhe Lulzim Bashës, sa i përket projektligjit “ Për ndihmën juridike”. Edhe pse Basha ndodhet në Edinburg, qytetin ku ka rezidencën kompania që PD ka paguar afro 1 milion dollarë për lobim, në rrugë të pista financiare dhe që po hetohet nga FBI, PD siç shihet e ka vendosur emrin e tij në listën e folësve në Kuvend. Epo, çakërdim të tillë vetëm në PD mund të shohësh./Lexo.al



