• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BIBLIOTEKA ELEKTRONIKE/ Jo vetëm mësim i gjuhëve të huaja, online edhe certifikimi i nivelit të zotërimit të tyre
Home
Aktualitet

BIBLIOTEKA ELEKTRONIKE/ Jo vetëm mësim i gjuhëve të huaja, online edhe certifikimi i nivelit të zotërimit të tyre

2 April, 2019 F.autor Aktualitet

Mbi 170.000 tekste mësimorë do të jenë një mundësi e gjerë përzgjedhjeje në U-Library, biblioteka dixhitale e bërë realitet për studentët shqiptarë.

Përmes kësaj librarie do të mundësohen botime që do të mbulojnë në 360 gradë të gjitha fushat e kërkimit shkencor në vendin tonë, si dhe akses në rrjetin global të informacionit që vjen nga mediat më prestigjoze të botës.

I ftuar në studion e ERTV, Zëvendës Minisitri për Arsimin e Lartë, Redi Shtino prezantoi ndër të tjera edhe paketën Rosseta Stone, pjesë e bibliotekës elektronike, e cila do të mundëosjë jo vetëm mësimin e 30 gjuhëve të huaja, por edhe certifikimin dhe njohjen online të tyre.

“Rosseta Stone mundëson mësimin autodidakt të gjuhëve nëpërmjet formateve elektronike të mësimnxënies, nëpërmejt teksteve elektronike. Ligji i ri për arsimin e lartë vendos disa kritere për aksese në ciklin e dytë dhe të tretë për njohjen e gjuhëve të huaja. Kush kërkon master shkencor sot duhet detyrimisht të certifikojë nivelin e njohjes së gjuhëve. Kjo ofertë online ndihmon përgatitjen e studentëve që njohja e gjuhëve të mos jetë barrierë. Është një certifikim që garantohet online dhe është i painfluencueshëm nga karakteri human”, tha Shtino.

Zëvendësministri shtoi se Ministria e Arsimit ka arritur të përmbushë pjesën më të lartë, të zotimeve të ndërmara në kuadër të Paktit për Universitetin, por gjithçka nuk mund të realizohet plotësisht nëse universitetet nuk bashkëpunojnë për pjesën e mbetur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROJEKTI 575 MILIONË EURO I "BERNABEUT"/ Perez: Ja stadiumi digjital i së ardhmes (FOTO+VIDEO)
Previous article VRASJA NË SHKODËR/ Gjenden prova, drejt identifikimit vrasësi i vëllezërve Bilali

F.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë Aktualitet

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa Aktualitet

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri Aktualitet

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT