• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË SHKODËR/ Gjenden prova, drejt identifikimit vrasësi i vëllezërve Bilali
Home
Breaking News

VRASJA NË SHKODËR/ Gjenden prova, drejt identifikimit vrasësi i vëllezërve Bilali

2 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vrasja e Astrit dhe Brahim Bilalit në Shkodër, ka vënë në lëvizje gjithë Policinë e Shtetit, e cila është në kërkim të autorëve. Një burim nga grupi hetimor i tha Gazetës Mapo, se kanë gjetur gjurmë të autorëve që kryen ekzekutimin e dy vëllezërve.

Bëhet fjalë për gjurmë që janë zbuluar në makinën ‘Benz’ gjysëm të djegur, që u përdor nga vrasësit, e cila u gjend në lagjen Guerile të Shkodrës.

Brenda kësaj makine, ekspertët kriminalistikë kanë arritur të gjejnë gjurmë të cilat pritet të çojnë në identifikimin e të paktën njërit prej atentatorëve. Grupi hetimor nuk bën me dije nëse janë gjurmë gishtash apo ndonjë fije floku, por shprehen se kanë në dorë 1 provë që do zbulojë autorët. Edhe Drejtori i Policisë Ardi Veliu, u shpreh një ditë më parë se atentatorët e kësaj vrasje të rëndë do zbulohen.

Pritet që gjurmët e gjetura brenda makinës të analizohen në laboratorin kriminalistik, por edhe mund të çohen jashtë Shqipërisë në një laborator më të specializuar.

Të njëjtat burime shprehen se janë 3 persona që kanë marrë pjesë në atentat. Njëri ka qënë shofer në makinë Benz, ndërsa dy persona të tjerë kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të Astrit dhe Brahim Bilalit rreth 22 herë.

Ka qenë Astrit Bilali që i është përgjigjur të shtënave, ku ka qëlluar 10 herë drejt vrasësve.

Makina që u përdor në atentat ishte e vjedhur rreth 2 muaj më parë në Shkodër.

Targat që i ishin vendosur kanë qenë false. Pritet që Policia të bjerë në gjurmë të vrasësve pas provave të reja që janë mbledhur nga ekspertët kriminalistik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BIBLIOTEKA ELEKTRONIKE/ Jo vetëm mësim i gjuhëve të huaja, online edhe certifikimi i nivelit të zotërimit të tyre
Previous article NË PRAG TË NDESHJES NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Shkëmbi: Ne synojmë të arrijmë në...

F.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë Aktualitet

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa Aktualitet

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri Aktualitet

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT