Kryeministri Edi Rama ka qenë në Rrajcë sot nga ku nuk ka ngurruar të “thumbojë” kryetaren e Bashkisë së Prrenjasit, të zgjedhurën e LSI Miranda Rira.
Ajo është bërë nënë pak ditë më parë dhe nuk ka marrë pjesë në këtë akvitet lokal sot.
Teksa e uroi për beben, Rama tha se do t’i krijojmë të gjitha mundësitë kretares aktuale që pas 30 qershorit të fokusohet tek fëmija, duke iu referuar zgjedhjeve lokale.
I menjehershem ka qënë dhe reagimi i Monika Kryemadhit e cila në një postim në Facebook ka folur ashper mbi deklaratën e kryeministrit Rama që në fakt ishte vetem një urim.
Ja çfarë shkruan ajo:
“Me perversitetin që e karakterizon, me pasionin për të poshtëruar gratë dhe vajzat që nuk i binden dëshirave dhe presionit të tij, Edi Rama ka guxuar paturpësisht të përflasë edhe një Kryetare Bashkisë Prrenjas, e cila sapo është bërë nënë për herë të dytë.
Miranda Rira ka pak ditë që është bërë nënë, por as në fjalosjet më banale shqiptare, as në kohët më të vështira, si asnjëherë kryeministri ka përfolur një grua që sapo është bërë nënë.
Kjo ndodh jo vetëm për mungesën e respektit që ai ka për gratë e vajzat në përgjithësi, as për ato që në veçanti i shërbejnë dhe nuk guxojnë ti kthejnë fjalë, nuk ndodh as sepse ai përdor çdo gjë për të prodhuar lajm e për të tërhequr vëmendjen nga kriza.
E gjithë kjo përbuzje për gratë vjen prej formimit të tij, prej mënyrës si e ka ndërtuar jetën dhe karrierën ku gratë kanë qenë të keqpërdorura prej tij. Duke harruar se vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë ato që Edi Rama mendon apo përdor si struktura eskorte, nuk janë ato që presin që jetën dhe karrierën tua ndërtojë ekipi i rilindjes.
Vajzat dhe gratë shqiptare janë dinjiteti i shoqërisë dhe forca e familjes. Janë ato që sot më shumë se kurrë e kuptojnë dhe luftojnë për një jetë më të mirë për veten dhe familjen dhe për më shumë dinjitet në një shoqëri të marrë peng nga qeverisja e bandave.
Shqipëria shtëpia juaj!”


