Nga Librazhdi në turin e “Bashkia që duam”, kreu i qeverisë Edi Rama, iu është drejtuar qytetarëve duke premtuar se do t’i çojnë deri në fund të gjitha detyrat dhe reformat që kanë ndërmarrë, duke shtuar se “nuk i lënë në mes të rrugës” siç bëri opozita.
Luli është mësuar t’i marrë gjërat qyl, por qyl mund të marrësh qofte vetëm te gjyshi Sali, po dhe ai i ka dixhitale. Jeni të zot dilni në zgjedhje, nuk jeni të zot, rrini në rrugë dhe këndoni.
Hynë apo jo ata në zgjedhje ne do të vazhdojmë drejt dhe do të shkojmë në zgjedhje në 30 qershor dhe do të fitojmë. Dhe nëse këta nuk futen, do t’i marrim vetë të gjitha bashkitë dhe do qeverisim më mirë.
Nuk duan gjëra të bukura, duan sherr, vezë, bojë. Edhe bojën e duan të zezë, se të paktën të merrnin bojëra të bukura…
/AlpeNew.al


