Gazetari Edmond Arizaj i kthehet ashpër kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademit. Në studion e emisionit “Open”, Ademi bëri deklaratën e fortë se ka pasur raste kur gratë janë përdhunuar në amdinistratat shtetërore.
Sipas gazetarit Arizaj e ka quajtur të palogjikshme dhe të pavend deklaratën duke shtruar pyetjen se përse Ademi nuk ka reaguar më parë.
“Besoj me pas do ketë kohë të reflektojë, se si mendohet fillimisht për familjet e atyre që i quan të përdhunuara, apo si veprohet nëse ke informacione që ka pasur përdhunime. Nuk e di cfarë guximi, apo mungese logjike duhet të ketë një grua, nënë, politikane, apo kryeqytetare, të deklarojë pa asnjë dridhje qerpikësh se janë përdhunuar gra, drejtoresha në këtë rast, dhe nje qytet i tërë, bashkë me kryetaren e tyre janë memece prej kaq kohesh…”, shkruan Arizaj.


