Kryeministri Rama ka zgjedhur ditën e sotme të vizitojë qytetin e Librazhdit, ku po përurohet inagurimi i ujit të pijshëm. Të pranishëm gjenden edhe ambasadorja e Gjermanisë dhe ambasadori i BE-s Sorecca.
E nga ky aktivitet, Rama nuk ka ngurruar të ngacmojë kryetaren e Bashkisë së Prrenjasit, ku bën pjesë dhe Rrajca, të zgjedhurën e LSI Miranda Rira.
“I keqardhur për mungesën e kreut të bashkisë. I uroj dhe 100 bebes së sapolindur të Mirandës dhe kam besim dhe bindje që do t’i krijojmë të gjitha mundësitë Mirandës që të fokusohet tek bebja pas 30 qershorit”, tha Rama.
/AlpeNews.al


