Shqipëria është e vetmja nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, që jo vetëm nuk ka pasur përmirësim në drejtim të procesit të konvergjencës (rritjes më të shpejtë ekonomike sesa Europa, me qëllim që të arrijë mesataren e të ardhurave të BE), por përkundrazi ka ardhur në përkeqësim.
Për vitin 2016, të ardhurat për frymë të shqiptareve ishin sa 29% e mesatares së BE, nga 30% që ishin në 2014-n. Shtetet e tjera të rajonit kanë ecur të gjitha përpara. Bosnja, që dikur ishte më poshtë se ne, tashmë ka mbërritur në 32% të mesatares së BE. Edhe Serbia, pas rënies relative në 2015, ka rikuperuar treguesin në 37% të mesatares së BE. Nivelin më të lartë të PBB-së për frymë në rajon e ka Mali i zi, sa 45 për qind e mesatares së BE-së.


