• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITËN KAMBISTIN NË TIRANË/ Zbardhet dëshmia e Elvis Tafës: Ja kush na shtyri dhe si më hodhi shoku nga motori
Home
Breaking News

GRABITËN KAMBISTIN NË TIRANË/ Zbardhet dëshmia e Elvis Tafës: Ja kush na shtyri dhe si më hodhi shoku nga motori

1 April, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të arrestuarit, njëri nga të cilët është autor i grabitjes, teksa tjetri është në kërkim dhe tre të arrestuarit e tjerë bashkëpunëtorë. 35-vjeçari Elvis Tafa i arrestuar në flagrancë ditën e premte ka zbardhur emrin e shokut me të cilin realizoi grabitjen dhe përgatitjet që kishin bërë.

Katër të arrestuarit për grabitjen e kambistit Agron Shima paraditen e së premtes kanë dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të arrestuarit, njëri nga të cilët është autor i grabitjes, teksa tjetri është në kërkim dhe tre të arrestuarit e tjerë bashkëpunëtorë. 35-vjeçari Elvis Tafa i arrestuar në flagrancë ditën e premte ka zbardhur emrin e shokut me të cilin realizoi grabitjen dhe përgatitjet që kishin bërë.

Para oficerëve të Policisë Gjyqësore Tafa ka deklaruar se e ka realizuar vjedhjen me dhunë të kambistit në bashkëpunim me Xhoni  Didon. “Të premten dola nga shtëpia në orën 05:00 dhe shkova takova Xhoni Didon tek “Kthesa e Kamzës”. Atje kemi ndërruar rrobat dhe përmes një motori të Xhonit kemi shkuar tek 9-katëshet. Disa ditë më parë, Xhoni më kishte treguar për vendin dhe personin që do të grabisnim.

Kur mbërritëm tek vendi kemi ndaluar motorin dhe kemi bërë sikur po i rregullonim gomën. Pas 20 minutash aty po kalonte kambisti me motor. Xhoni i ra me levë dhe ai ra nga motori. Pasi i mori lekët hipëm në motor ku i jepja unë dhe u drejtuam nga rruga e ‘Barrikadave’. Tek kryqëzimi pashë një makine policie dhe desha të devijoj, por Xhoni me tha të ecja drejt. Meqë nuk iu binda ai me qëlloi me levë dhe kam humbur ekuilibrin duke rënë nga motori.

Ai u largua me lekët. Për të kryer vjedhjen na kanë shtyrë Elvis Berisha dhe Blenard Hoxha, të cilëve u kishim borxhe” ishte dëshmia e zbardhur nga prokurori. Por në përfundim të leximit të dëshmisë, Tafa i mohoi deklarimet duke i cilësuar të pavërteta. “Më kanë dhunuar, nuk i kam thënë unë“. Ndërsa avokati i Tafës u shpreh se “deklarimet janë të sakta askush nuk e ka dhunuar kam qenë unë prezent” theksoi avokati. Kambisti u sulmua me levë dhe me thikë, ndërsa iu morën gjatë grabitjes 60 mijë dollarë. Elvis Tafa u arrestua nga një efektiv i rrugores, i cili pasi nuk i përgjigj shenjës për të ndaluar iu hodh duke e bllokuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E MARVI MIHALIT/ Gjykata mbyll shqyrtimin për 4 të pandehurit, Bitraj pranon krimin përmes...
Previous article THA SE E KA GOCË TEZE PAS NDARJES/ Ronela Hajati i kundërpërgjigjet Zerkës

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT