Në 10 vjetorin e anëtarsimit në NATO, Ambasada Amerikane ka rikthyer vizitën e ish-presidentit Xhorxh Bush në Shqipëri.
“Shqipëria është një mik i besuar dhe një aleat i fortë. Nga kjo vizitë sot dua të jap një mesazh për popullin e Shqipërisë: Ju mund të mbështeteni tek Amerika njësoj siç Amerika mund të mbështetet tek ju për të siguruar paqem, arsye dhe liri,”-tha ish-presidenti Bush gjatë vizitës historike në Tiranë në vitin 2007.
Disa ditë më parë Shqipëria organizoi një paradë me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut. NATO, sot me 29 vende anëtare, dhuroi një spektakël në qiellin e Tiranës dhe sheshin “Nënë Tereza”.
Shqipëria u bë pjesë e NATO në vitin 2009, Qëllimi i NATO-s është të garantojë lirinë dhe sigurinë e anëtarëve të saj nëpërmjet mjeteve politike dhe ushtarake.


