Policia italiane shkatërroi sot një grup kriminal që trafikonte drogë mes Shqipërisë e Italisë.
Në pranga janë vënë 9 persona 7 italianë e 2 shqiptarë.
Ky grup trafikantësh e kishte bazën në Messina e drejtohej nga një familje siciliane babai me dy djemtë.
Hetimet kanë zbardhur se ky grup kriminal furnizohej me marijuanë nga trafikantë shqiptarë e abruzzesë e më pas me anë të korrierëve të besuar e transportonin drejt Siçilisë.
Gjatë hetimeve Policia italiane ka mundur të sekuestrojë disa ngarkesa droge me sasi 55 kg marijuanë secila e ka vënë në pranga dy korrierë R.G, B.M të cilët me automjetet e tyre transportonin lëndën narkotike.


