• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOKUMENT/ Basha i dhuroi Balilit tokën ku u ndërtua “Santa Quaranta”
Home
Shqipëri

DOKUMENT/ Basha i dhuroi Balilit tokën ku u ndërtua “Santa Quaranta”

14 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Gjatë interpelancës me ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka denoncuar dy kontrata të lidhura nga ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti me familjarë të Klement Balilit.

Braçe ka bërë publike dy kontratat e lidhura mes ministrisë së Bujqësisë dhe kompanive të familjes Balili në vitin 2016, kur ky dikaster drejtohej nga ministri i LSI, Edmond Panariti.

Sipas Braçes kjo është një qokë e pastër kriminale dhe korruptive e LSI, pasi kontratat janë lidhur pasi Klement Balili ishte shpallur në kërkim nga policia për trafik ndërkombëtar droge.

“Unë nuk di të bëj teatër Lulzim Basha e Monika Kryemadhi. LSI ka lidhur kontrat toke me familjarët e Balilit pasi ai ishte shpallur në kërkim për trafik droge. Kjo është një qokë e pastër kriminale dhe korruptive e LSI, pasi kontratat janë lidhur pasi Klement Balili ishte shpallur në kërkim nga policia për trafik ndërkombëtar droge”,- u shpreh Braçe në Parlament.

Lidhja midis Balilit dhe LSI është e njohur edhe më parë. Ilir Meta ishte I pranishëm në inagurimin e restortit të “Santa Quaranta”-s, si I ftuar nderi, ndërsa kushëriri I tyre, Rigers Balili, është aktualisht kryetar I Bashkisë së Delvinës, ku konkurroi nën siglën e LSI.

Megjithatë, një investigim i “Lexo.al” ka zbuluar një lidhje të dytë, midis personit më të kërkuar në Shqipëri dhe kreut aktual të opozitës, Lulzim Bashës.

Sipas dokumentave të siguruara prej nesh, në qershor 2010, në kohën kur Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm, ai urdhëroi që ish-kampi i punëtorëve dhe pionerëve në Sarandë t’i hiqej nga pronësia sindikatës, për t’iu dhuruar Balilit.

Dokumentat tregojnë se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 2 qershor 2010 u miratua inventari i 145 pronave të sindikatave, të cilat u shtetëzuan për t’u shpërndanë më pas nga qeveria e mëparshme në mënyrë klienteliste. Ky inventarizim ishte urdhëruar nga ministri i Brendshëm Basha, në 1 shkurt të atij viti, me urdhërin numër 27.

Në bazë të programit të punës të hartuar sipas Urdhërit nr.27. datë 1.02.2010 të Ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha u krye inventarizimi i pasurive të sindikatave në Republikën e Shqipërisë, duke u hapur rrugë shtetëzimit të të gjithë këtyre pronave.

Ish-kampet e punëtorëve iu kaluan sindikatave me vendim të qeverisë në vitin 1992, por në 2010-n, ato u bënë pjesë e një prej aferave më të mëdha të qeverisë së mëparshme, që shtetëzoi këto prona për interes të saj, pa dëmshpërblim, për t’i rishpërndarë pastaj për miqtë ose ofertuesin më të mirë.

Ekstrakti i mëposhtëm është pjesë nga ai dokument, me firmën të Lulzim Bashës, që i hapi rrugën e kalimit të ish-kampit të punëtorëve në pronësi të Balilit. /LEXO.AL

Propozimi mban firmën e vetë Lulzim Bashës.
Dokumenti i plotë i gjendur në linkun: http://arkiva.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=13225

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZA PËR KORRUPSION/ Ish drejtori i burgjeve kërkon ndryshim mase, gjykata nuk pranon
Previous article Sherri në Kuvend/ Cili ishte epiteti që i vuri Rama, Berishës që nxehu Flamur Nokën

Redaktor2

Postime të ngjashme

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT