• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Paralizohet Greqia, vijon me intesitet greva 24 orëshe
Home
Rajon

Paralizohet Greqia, vijon me intesitet greva 24 orëshe

14 December, 2017 Ina.Autor Rajon

Prej orës gjashtë të mëngjesit, Greqia është paralizuar nga një grevë e përgjithshme 24 orëshe që organizojnë konfederata e sektorit publik ADEDY dhe atij privat GSEE.

Është greva e 45 që prej vitit 2010 kur filloi në Greqi zbatimi i masave të rrepta të kursimit, të cilat vazhdojnë edhe pas shtatë vitesh. Sindikalistet greke protestojnë ndaj politikës qeveritare për kushtet e punësimit si dhe rritjes së taksave që kanë gjunjëzuar qytetarët.

Në grevë marrin pjesë nëpunësit e administratës civile dhe lokale, mësuesit, nëpunësit e bankave. Spitalet do të funksionojnë me personel sigurie, mjetet e shërbimit urban do të punojnë në mënyrë të reduktuar, anijet qëndrojnë të ankoruara në portë, shumë fluturime janë anuluar ose është ndryshuar orari i tyre.

Gjithashtu në grevë ndodhen edhe të gjithë gazetarët dhe nëpunësit e mediave. Sindikatat parashtrojnë kërkesat e tyre në mitingje të mëdha protestë në Athinë, Selanik dhe qytetet e mëdha të vendit.

Megjithëse Greqia ka arritur për herë të parë këtë vit, prej fillimit të krizës, një rritje ekonomike për tre tremujore rrjesht, papunësia është ulur nga 27% në 20%,depozitat bankare janë stabilizuar, çmimet e obligacioneve bankare kanë rënë dhe duken shenjat e para se vendi mund të dalë nga programet e ndihmës, përsëri ekonomia vazhdon të përballet me sfida të mëdha pasi reabilitimi i dëmeve të shkaktuara nga kriza kërkon shumë kohë.

Edhe sondazhet e shumta tregojnë, përveç diferencës mbi 9 pikë të konservatorëve që udhëheqin ndaj partisë qeveritare Syriza, frymën e pakënaqësisë së qytetarëve që nuk ndjejnë ende shenjat e përmirësimit te zhvillimit ekonomik.(tch)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Frika e Dybala/ Ankthi i performancës dhe krahasimi me Messin
Previous article Studimi/ Pirja e duhanit ju bën më pak tërheqës ndaj...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT