• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I ZHDUKUR PREJ…/ Vritet shqiptari në Spanjë, EKZEKUTOHET me plumb në kokë
Home
Breaking News

I ZHDUKUR PREJ…/ Vritet shqiptari në Spanjë, EKZEKUTOHET me plumb në kokë

28 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një shqiptar në Spanjë është ekzekutuar me armë zjarri brenda një automjeti. Trupi i tij është gjetur i pajetë nga banorët të cilët njoftuan policinë.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin Totana të Spanjës. Sipas mediave spanjolle, trupi i pajetë i shqiptarit u gjet mesditën e së mërkurës (27 Mars) pranë rrjedhës së lumit Guadalentin.

Ka dyshime se shqiptari mund të jetë vrarë rreth një javë para se të gjendej nga autoritetet.

Ka qenë një banor i zonës i cili njoftoi policinë se pranë lumit qëndronte prej 1 jave një makinë e parkuar dhe nuk kishte lëvizur.

Kur shkuan në vendngjarje, hetuesit gjetën brenda automjetit trupin e pajetë.

Viktima kishte një plagë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit. Autoritetet e kanë identifikuar viktimën me origjinë shqiptare, por emri i tij nuk është bërë publik.

Hetuesit spanjollë kanë mësuar se viktima ishte me banim në Mazarron dhe kishte punuar disa kohë më parë në lokalet e natës, ndërsa së fundmi punonte si truprojë.

Në fakt, zhdukja e shqiptarit të vrarë ishte denoncuar në polici të hënën e kaluar.

Nga hetimet e deritanishme, autoritetet spanjolle dyshojnë se vrasja mund të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës apo për shkak të ndonjë konflikti që shqiptari mund të ketë pasur si pasojë e punës së tij si truprojë në lokalet e natës.

Ende nuk është e qartë nëse viktima u qëllua me armë aty ku u gjet, apo është ekzekutuar në vend tjetër dhe më pas trupi i tij u la pranë lumit Guadalentin. Ciladoqoftë, hetuesit janë të bindur se vrasja e shqiptarit i ngjason stilit mafioz.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË ZYRTARE/ Refuzoi ta shiste në merkato, Juventus rinovon me yllin e ekipit...
Previous article E ARDHMJA E YLLIT MBETET MISTER/ Objektivi i Barcelonës arrin marrëveshjen me...

F.autor

Postime të ngjashme

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT