Olsi Qalliaj është një ndër tre personat e arrestuar, i dyshuar si bashkëpunëtori i autorit të vrasjes së Jurgen Kurtit në Tiranë.
E ndërsa sot u bënë publike të tjera fakte, që duket se implokojnë edhe më shumë personat e arrestuar, përfshirë edhe Qalliajn, e ëma e tij, Edlira Qalliaj ka mohuar që i biri të ketë lidhje me këtë ngjarje.
Sipas “News24”, Edlira Qalliaj është shprehu se informacionet e dala janë një skandal, ndërsa thekson se djali i saj nuk ka makinë.
“E vërteta do të dalë në shesh. Ato që kanë dalë janë një skandal, janë të pavërteta. Djali ka nëj xhaxha në Itali dhe një në Amerikë.Nuk është gjetur asnjë armë në shtëpi. Djali nuk ka makinë, nuk ka biznes nuk ka asgjë. Bashkëshorti është në emigracion. Kemi një dyqan të vogël, me atë ushqehemi. Nuk e besojmë që djali e ka bërë këtë gjë”, ka thënë ajo.
Jurgen Kurti u ekzekutua me armë mbrëmjen e 18 Marsit, poshtë banesës së tij në Tiranë. Ndërsa dy ditë më parë u arrestuan e Elsi Levendi, 21 vjeç, Alesio Berberi 33 vjeç, dhe Olsi Qalliaj, 22 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtorë të autorit të krimit.


