• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RRITET DOLLARI NË TREGUN VENDAS/ Arrin nivelin më të lartë në një vit e 3 muaj
Home
Ekonomi

RRITET DOLLARI NË TREGUN VENDAS/ Arrin nivelin më të lartë në një vit e 3 muaj

28 March, 2019 k.autor Ekonomi

Monedha e gjelbër ka kërcyer sot në tregun e brendshëm. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot me 111.4 lekë, me një rritje prej 0.31 lekë në krahasim me ditën e mëparshme.

Ky është niveli më i lartë i dollarit në tregun e brendshëm që prej fillimit të janarit 2018, kur monedha e gjelbër këmbehej me 111.84 lekë. Më pas dollari filloi rënien, duke zbritur deri në 104.3 lekë në prill të 2018-n, si reflektim i nënçmimit të euros dhe monedhave të tjera të shportës ndaj lekut. Më pas dollari rikuperoi, duke u luhatur mes 106-110 lekëve për të arritur në ditën e sotme, ku kërceu mbi 11 lekë.

Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, rritja e dollarit ditët e fundit është e lidhur së pari me forcimin e tij në bursat ndërkombëtare ndaj euros. Një euro zbriti në 1.12 dollarë nga 1.14 në fillim të muajit, pasi banka Qendrore Europiane dha sinjale se synon që të mbajë normat e ulët atë interesit për një kohë më të gjatë.

Indeksi i dollarit kundrejt një shporte prej 6 monedhash kryesore fitoi 0.4 për qind në 97.155 , duke shënuar ditën e tretë radhazi me rritje dhe nivelin më të mirë që nga 12 marsi.

Faktori i dytë lidhet me faktin që euro këtë muaj ka qenë relativisht e fortë në tregun e brendshëm si rrjedhojë e kërkesës për monedhën e përbashkët. Këtë e tregon dhe fakti që ndonëse në bursa euro ka rënë, në tregun e brendshëm ajo ka shënuar një forcim të lehtë. Ditën e sotme, një euro u këmbye me 125.37 lekë, me një rritje të lehtë prej 0.02 lekësh në raport me vitin e mëparshëm. (mos rënia e euros ka mbajtur dhe dollarin e lartë në mënyrë që të ruhen raportet e kryqëzuara me bursat ndërkombëtare).

Aktorët e tregut pohojnë se kërkesa për euro nga bizneset ka qenë arsyeja kryesore që ka frenuar rënien e monedhës së përbashkët në tregun e brendshëm, ndonëse ajo është nënçmuar në bursa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Mirush Osmani rrëfen: Shenja e diktaturës në dorën time (FOTOT)
Previous article CR7 BABA PËR HERË TË PESTË/ Georgina Rodriguez tregon barkun e fryrë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

NAFTA ARRIN NË NIVEL REKORD/ Çmimi shkon në 229 lekë për litër, benzina 219 lekë! A rrezikohet furnizimi në Shqipëri? Ekonomi

NAFTA ARRIN NË NIVEL REKORD/ Çmimi shkon në 229 lekë për litër, benzina 219 lekë! A rrezikohet furnizimi në Shqipëri?

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet Ekonomi

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln € Ekonomi

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln €

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT