Sandër Lleshaj ka dënuar veprimet e opozitës gjatë protestës dhe sulmin me bojë ndaj godinës së Ministrisë së Brendshme. Ai thotë se Lulzim Basha dikur si drejtues e ka turpëruar ministrinë e Brendshme, ndërsa sot u mundua ta njollosë.
“Modeli i sjelljes politike të Lulzim Bashës ndaj Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, të cilën dikur e ka turpëruar si kreu saj dhe sot mundohet të njollosë me mjetet e tij” shkruan Lleshaj.
Pas protestës para parlamentit ku u shënuan disa incidente, tension dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, turma u drejtua për te Ministria e Brendshme, e cila u sulmua me bojë, ndërsa më pas tubimi u mbyll te selia e PD-së.


