Është mbyllur protesta e opozitës para godinës së ministrisë së Brendshme.
Gjatë protestës janë shënuar disa incidente ku militantët e PD kanë lyer me bojë të zezë godinën e ministrisë së Brendshme.
Ndërkaq protestuesit nën drejtimin e sekretarit të përgjithshëm të PD Gazmend Bardhi janë zhvendosur tek selia e Partisë Demokratike.





