• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVEND/ Balla: Një grup politikanësh të korruptuar po pengojnë rrugën evropian. Basha huligan…
Home
Politikë

KUVEND/ Balla: Një grup politikanësh të korruptuar po pengojnë rrugën evropian. Basha huligan…

28 March, 2019 F.autor Politikë

Kryetari i grupit të PS-s Balla thotë se një grup politikanësh të korruptuar po tentojnë të pengojnë rrugën europiane të Shqipërisë.

Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend, Balla tha se  Basha po sillet si huligan që godet forcat e rendit.

Më tej ai thotë se PD-ja është peng i një financimi të dyshimtë me burim rus prej më shumë se një milion dollarësh.

 “Një grup politikanësh të korruptuar në përpjekje për të vijuar punën për bllokimin e rrugës europiane të Shqipërisë po protestojnë para Kuvendit. Policia ka mbështetjen tonë për vijimin e punës së vettingut. Do të doja të kundërshtoja deputetin e opozitës (Myslim Murrizi), ne nuk tërhiqemi nga asnjë lloj vettingu.

Ky ligj ka marrë edhe votën e LSI-së atë kohë kur u miratua, ndërsa PD-ja ishte në gjumë. Ata politikanë të korruptuar urdhërojnë elementë të inkriminuar të godasin policinë.

Duhet të forcojmë edhe ligjin e financimit të partive. Jemi përpara një akti të konfirmuar se për fatin e keq të shqiptarëve, sot dëshmohet që PD-ja të jetë peng i një financimi të dyshimtë me burim rus prej më shumë se një milion dollarësh.

Doja të përgëzoja sot ministrin Lleshaj për miradministrimin e situatave si këto të sotmet, ku një grup politikanësh të korruptuar, sëbashku me element kriminal po tentojnë të bllokojnë rrugën europane të Shqipërisë.

Keni mbështetjen tonë për të ashpërsuar Kodin Penal, për këto që ushtron dhunë për shkak të detyrës. Ne nuk u tërhoqëm nga vetingu në Drejtësi, nuk tërhiqemi nga vetingu në polici dhe do të bëjmë realitet vetingun në politikë. Do ishte mirë dhe opozita ta mbështeste sepse kur vjen puna për vetingun duhet të jemi të gjithë bashkë.

Lulzim Basha është një huligan që merr përsipër të godasë punonjësit e policisë së shtetit apo personat e zgjedhur me votë, por të jeni të sigurte kushdo tenton të ushtrojë dhunë do marrin ndëshkimin e merituar”, tha Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRYEMADHI FLET PËR VARFËRINË NË PROTESTË/ Qytetarët ironizojnë: Si mos qash, kur qan Mona...(FOTO)
Previous article PO MAHNIT ITALINË/ Kin “sulmon” të atin: I detyrohem gjithçka mamasë

F.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT